English

Itali: bombarduesi Vantaggiato merr dënim të përjetshëm

Një gjykatës italian ka dënuar me burg të përjetshëm 69 vjeçarin që kreu sulmin me bombë në shkollë në vitin 2012, i cili vrau një vajzë adoleshente dhe plagosi nëntë të tjerë.

Giovanni Vantaggiato, 69 vjeç, u dënua nga gjykata në qytetin jugor të Brindizit, ku ndodhi sulmi.

Sulmi më 19 Maj 2012 - i cili vrau 16-vjeçaren Melissa Bassi - tronditi gjithë Italinë.

Vantaggiato ka pranuar kryerjen e bombardimeve, pa i dhënë një motiv.

Megjithatë, ai besohet të ketë qenë në vështirësi financiare në atë kohë.

Bomba, e vendosur në një kosh të plehrave, shpërtheu pasi studentët shkonin për klasat e mëngjesit në shkollën Morivllo Falcone.

Melissa Bassi u vra dhe nëntë persona të tjerë u plagosën, disa prej tyre rëndë.

Pamjet televizive të skenës treguan situatën e krijuar në vendin e shpërthimit, si xhama të thyer, muri i betonit i nxirrë etj.

Shkolla ka marrë këtë emër për nder të Francesca Morvillo Falcone një viktimë e bombardimeve famëkeq të mafias në Sicili që u vra së bashku me burrin e saj e gjykatësit Giovanni Falcone, më 23 maj 1992.

KOMENTE