Ditën e djeshme në spitalin e Kuksit mbërriti i pajetë trupi i 10 vjeçarit me iniciale E. I..
Policia u vu në ndjekje të kësaj çështje për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 10 vjeçarit.
Sipas të dhënave të policisë, mësohet se 10-vjeçari po luante me motrën e tij 9-vjeçare në shtëpinë e tyre në Shikaj të komunës Malzi në Kukës.
E motra kishte marrë armën e gjyshit, e cila ishte e mbushur, dhe qëlloi aksidentalisht mbi vëllanë duke e lënë të vdekur në vend.
Pas këtyre konstatimeve, mësohet se gjyshi i tyre e kishte armën me leje dhe tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.