1.Frigoriferi - Për të eliminuar erërat fusni një gotë të vogël më uthull në brendësi të tij.
2. Ushqimet e skuqura - Për të eliminuar erërat që lënë këto lloj gatimesh në fillim të çdo tigani me vaj fusni pak lëng limoni, një fetë mollë dhe një fletë selinoje.
3. Plehrat – Erërat e këqija nga koshi i plehrave mund të zhduken nëse në fund të tij hidhni tre lugë sodë.
4. Ndryshoni ajrin – Qarkullimi i shpejtë i ajrit, pastron ambientin dhe largon erërat e pakëndshme. Me anë të një ventilatori dhe me dritaren hapur, do të shihni se sa kollaj erërat do të zhduken.
5. Parfum – Para se të ndizni dritën, kujdesuni që mbi llambë të hidhni pak nga parfumi juaj i preferuar.
6. Era e bojës – Keni lyer shtëpinë së fundmi, po era ju bezdis? atëherë vendosni në dhomë pjata të mbushura me ujë që do të thithë erën e pakëndshme.
7. Moblje të reja – Nëse sapo keni blerë mobile po erërat e tyre nuk ju pëlqejnë, atëherë në ujin që lani shtëpinë hidhni pak uthull.
8. Mobilje të vjetra – Nëse keni mobile të tilla që ju bezdisin me erën e tyre, atëherë zieni pak qumësht dhe leni të ftohet në brendësi të saj.
9.Lagështirë – Në raft ka erë lagështire? Vendosni në brendësi të tij, një tas me karafil të grirë.
10. Dollapi i këpucëve – Te kjo zonë shumë kollaj mund të eliminoni erërat nëse fusni copa të vogla druri të lyera me vaj qitroje.