English

Lulzim Peci jep dorëheqjen nga shërbimi diplomatik për Kosovën

Letra e plotë e dorheqjes nga z. Peci-

E nderuara Shkëlqesia e Juaj, znj. Presidente,

Më lejoni të ju njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga Shërbimi
Diplomatik i Republikës së Kosovës.

Arsye e dorëheqjes time është mospajtimi dhe kritika që më është bërë nga z. Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës në lidhje me deklaratën time në media se normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njeh pavarësinë e vendit tonë.

Kam qenë i bindur se politika shtetërore e vendit tone në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Beogradin ka qenë pikërisht njohja nga Republika e Serbisë, por si po duket kjo politikë nuk është e tillë. Prandaj, në rrethana të tilla nuk pranoj të vazhdoj punën time brenda Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast ju falenderoj Juve, znj. Presidente dhe ish-Presidentin z. Fatmir Sejdiu për besimin që ma keni dhënë për udhëqjen e misioneve diplomatike të shtetit tone në Stockholm dhe Beograd.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, konsideratat më të larta për personalitetin e Juaj.
Sinqerisht,

Lulzim Peci

KOMENTE