English

Moody’s, vlerëson një pritshmëri “Stable” për të ardhmen e ekonomisë

Më 17 Qershor 2013 agjensia e vlerësimit të kreditit të koorporatave dhe vendeve sovrane, Moody’s ka vlerësuar Shqipërinë me gradën ” B1” si dhe ka vlerësuar një pritshmëri “Stable” për të ardhmen e ekonomisë dhe financave publike të Shqipërisë.
Kjo është një dëshmi e kredibilitetit të ekonomisë shqiptare dhe në një kohë kur Evropa dhe rajoni vazhdojnë të përjetojnë goditjet e krizës financiare me problematikë e pasoja shumë komplekse.

Nje vlerësim i tillë përçon sinjale pozitive dhe në të njëjtën kohë është dëshmi e kredibilitetit të vendit për stabilitetin makroekonomik, poltikat dhe reformat ekonomike në mbështëtje të biznesit, përmirësimit të mjedisit fiskal dhe vazhdimësisë së reformave në vend. Biznesi dhe investitorët e huaj gjejnë një lexim të qartë në këtë vlerësim për të orientuar vendimarrjet e tyre, vazhdimësinë e politikave probiznes të Qeverisë në një kohë kur diskutimet për politika të caktuara janë nga më të ndryshmet.
Thjesht, rikonfirmohet qartësia dhe pozitiviteti me të cilën politikat ekonomike i qasen këtij realiteti dhe sfidave e pozicionit të Shqipërisë në rajon.

Moody’s evidenton dhe vlerëson faktin se Shqipëria i rezistoi fuqishëm presioneve të krizës financiare në Evropë dhe me gjerë, duke menaxhuar të ketë rrijte ekonomike dhe reforma të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Po kështu vlerëson progresin drejt proceseve integruese të vendit e sidomos ligjet e miratuara së fundmi. Ndërkohë vlerësohet fakti që qendrueshmëria makroekonomike e vendit ka qenë pozitive dhe potenciali për rritje ekonomike do të ketë më shumë materializim gjatë gjysmës së dytë të vitit 2013 e në vazhdim, duke dhënë keshtu një optimizëm relalisht të bazuar.

Vazhdimësia e progresi i reformave e përmirësimeve në disa sektorë, forcimi i mëtejshëm i institucioneve do të ishin drejtimet – thekson Moody’s, që do të sillnin jo vetëm materializim të potencialit ekonomik, por edhe rritje të mëtejshme të vlerësimit të kreditit të vendit.

Ky vlerësim i sotëm, është edhe një inkurajim për Shqipërinë që me politikat makroekonomike e fiskale qartësisht vërteton doktrinën dhe filozofinë mbi të cilën Qeveria shqiptare ndërton politikat zhvillimore afatgjata të vendit, duke përballuar me sukses presionet dhe efektet që sjell kriza financiare duke mbajtur në krye të axhendës çështjen e integrimit evropian.

KOMENTE