English

Policia e Tiranës dhunon dhe arreston të rinjte qe solidarizohen me protesta në Turqi (VİDEO)

Videot e meposhtme sjellin situaten e drejtperdrejte qe ndodhi diten e djeshme mes policise se Tiranes dhe nje grupi te rinjsh nga universiteti.

Arsyeja

Partia PLSHR po zhvillonte nje tubim ne perkrahje te masave qe Erdogan ka marre ne Turqi, por ne te njejten kohe një grup të rinjsh ishin mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë për t’u solidarizuar me drejtësinë e protestave në Turqi. Por policia e Tiranës ka ndërhyrë për shpërndarjen e tyre, pasi sipas uniformave blu, ky tubim ishte i paligjshëm, pasi nuk kishin marrë leje paraprakisht. Të paktën 3 persona u ndaluan nga Policia e Tiranës, duke u shoqeruar per në Komisariatin numër 1.

“Policia i mori të rinjtë zvarrë, i rrahu me grushte. Disa prej të rinjve, policia u ka përplasur kokën tek fugoni teksa i tërhiqte zvarrë”, tha një dëshmitare okulare.

Këta të rinj mbanin në duar parulla si “Poshtë fashizmi”.

Avokatët Dorjan Matlija dhe Andi Kananaj ndodhen aktualisht në komisariatin nr. 1 ku raportojnë se policët vazhdojnë të dhunojnë brenda 3 të ndaluarit.

Sipas policisë, PLSHR kishte kërkuar lejë për tubimin, ndërsa të rinjtë në mbështetje të protestuesve në Turqi, ishin mbledhur pas njoftimin në rrjetin social “Facebook”.

Disa dhjetëra të rinj janë mbledhur aktualisht para drejtorisë se Tiranës në rrugën “Myslym Shyri”.
Shihni videot e meposhtme...

1799
1800

KOMENTE