English

FRD-ja firmos me Sazan Gurin “kontratën e gjelbër”

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi firmosi “kontratën e gjelbër” me Zyrën Qytetare për Mjedisin, e përfaqësuar nga ambientalisti i njohur, z.Sazan Guri. Në fjalën e tij përpara mediave, z.Topi u shpreh: “Çështja e gjelbër zë 85% të diskutimeve në Parlament, por asgjë konkrete nuk bëhet në terren. Sot shohim pyje që janë duke u sakatuar dhe nuk bëhet asgjë për ringjalljen e tyre. Pa folur për burimet ujore të cilat nuk shfrytëzohen ashtu siç duhet”.Kryetari i FRD-së bëri thirrje për më shumë kujdes nga politika për mjedisin duke marrë masa parandaluese për të shmangur shkatërrimin”.

Z..Topi vlerësoi studimin e ambjentalistit Guri ku trajtohen 40 cështje mjedisore të lidhura edhe me mbrojtjen e përmirësimin e jetës së qytetarëve, ndërkohë theksoi se FRD do ta ketë çështje parësore mjedisin dhe Shqipërinë w pastër, respektimin e çështjes së mjedisit si një nga më themeloret në përmirësimin e jetës sonë”, përfundoi z.Topi.

Ndërsa z. Sazan Guri tha se këtë studim e kanë marrë edhe parti të tjera të cilat nuk e kanë dëgjuar dhe vlerësuar. Ai falenderoi FRD-në, për mbështetjen që po i jep kësaj nisme.

KOMENTE