E enjtja e fundit e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, dy ditët e fundit të saj, i gjen partitë kryesore në mitingjet e fundit përmbyllëse.
Në katër javë, në “Top-Story” kanë mbërritur të gjithë liderat kryesore të vendit, duke nisur nga Edi Rama, Ilir Meta, Bamir Topi, por edhe të gjithë kryetarët e partive të tjera kryesore, që kanë shpalosur programet e qëndrimet politike për çështje të caktuara në bazë të koalicioneve ku bëjnë pjesë.
Këtë herë, ishte radha e kryeministrit aktual të vendit dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Intervista e dhënë e kryeministrit realizuar nga top-channel:
Sokol Balla – Zoti kryeministër, ju falenderoj për prezencën në studio dhe pranimin e kësaj ftese.
Sali Berisha – Ju falenderoj gjithashtu, është një kënaqësi.
Sokol Balla – Zoti Berisha, në pjesën e parë me analistët u fol për mënyrën e fushatës, nga pikëpamja substanciale e ndryshme nga fushatat klasike që ju keni bërë, e kjo është fushata 15-16 e karrierës suaj. Pse zgjodhët këtë lloj fushate?
Sali Berisha - Natyrisht, koha kërkon që pas kaq vitesh, një ndryshim e nuk besoj se mund të ecësh me fushatën klasike. është koha e “Facebook”, është koha e “Twitter”, është koha e “touch”, e prekjes si lajmotiv i fushatës. Pra kemi një seri dimensionesh të reja, të cilat kërkojnë vendin e tyre në fushatën elektorale, e kjo ka qenë fushata më dimensionale. Kjo ka qenë një fushatë e bazuar në një seri konventash, një fushatë e bazuar në mitingje, fushatë e bazuar në ”Facebook”, ky kemi një komunikim me 570 e ca mijë miq. Siç u tha, kjo ka qenë edhe një fushatë me sms dhe të gjithë këto specifika, më kanë ndihmuar që të jem më realist në përshtatjen e programit, në kuptimin e nevojave të votuesve e zgjidhjen e problematikave, nga personalet e deri tek ato komunalet. Në këtë fushatë, që mbyllet nesër, programi del shumë më i pasqyruar dhe më lehtësisht i zbatueshëm.
Sokol Balla - Zoti Kryeministër, përshtatja e të qënit koherent me zhvillimet, internetin e rrjetet sociale është një risi, por a ka pasur edhe arsye politike në këtë model fushate, që nga fakti që kërkoni një mandat të tretë të paprecedent, qoftë nga fakti që kundërshtarët bashkuan radhët dhe ju kërkoni edhe një votë të vetme?
Sali Berisha – Gjithmonë, forcat politike, në çdo fushatë është në kërkim qoftë edhe të një vote e veçantë. Lufta për një votë është thelbi e beteja e fushatës, por dalim tek mandadti i tretë, përcaktohet nga dy faktorë. Së pari nga arritjet, sepse në qoftë se nuk pasur arritje, nuk besoj se ke shpresë që të kesh as mandatin e dytë dhe as mandatin e tretë. Së dyti, rëndësi kapitale ka projekti që ti paraqet dhe a ka arsye që zgjedhësit ti besojnë projektit? Në qoftë se ti ke arritje, përshembull unë them do të rris rrogat, do i çojmë në 700 dollarë, këtë nuk mund të mos ta besosh sepse i kam rritur rrogat nga 100-200 dollarë, në 540. Pra, ai që do të shohë këtë premtim, sheh që unë i kam rritur rrogat. Ne premtojmë rrugë, por ne kemi bërë Rrugën e Kombit, bëmë autostradën Tiranë–Elbasan, pra votuesi ka arsye të besojë. E treta, askush nuk të jep votën për ato që ke realizuar, ato që ke realizuar janë vetëm një pasaportë besimi, e unë besoj se këtë herë, programi i PD është ndër më të studiuarit, ndër më konkretët dhe më i përcaktuar se asnjëherë tjetër. Përshembull, nëse marrim 2005-n, ne jemi shprehur për taksa të ulta, nuk jemi shprehur për 10%, që ishte një evolucion i konkretizuar në 2007-n. Tani, ne heqim taksën mbi çdo pajisje që ka lidhje me prodhimin, duke zbatuar një parim të madh që thotë mos takso mjetët që sjellin prodhimin.
Sokol Balla - Zoti kryeministër, do të flasim me detaje për programin, kur edhe përfaqësuesit e publikut mund t’iu bëjnë pyetje, por nis një diskutim nga ajo që thatë. Premtuat “Rrugën e Arbërit” dhe Boshtin e Jugut, ndërsa ndërtuat Rrugën e Kombit dhe atë të Elbasanit, që s’kanë qenë pjesë e programit. Por, ajo që figuron sot zoti Berisha, është se boshti i Jugut dhe Rruga Arbërit nuk është përfunduar ende. Këto premtime duket se nuk janë mbajtur, natyrisht që një qeveri ka edhe anën e saj populiste, por ama fakti që ju e ndryshoni në mënyrë edhe emocionale edhe populiste programin, pse duhet t’iu besojnë shqiptarët që programin e tretë do i mbani të gjitha premtimet.
Sali Berisha - Absolutisht s’ka pasur ndërrime populiste e emocionale. Programi ndryshohet nga një meditim i thellë. Pse u ndërtua Elbasani? Sepse më përpara ka qenë jashtëzakonisht e kushtueshme. Çndodhi? Jo për koinçidencë, tuneli i Qafë Murrizit, pasi puna ka filluar, kompania konsulente daneze tha nuk mund të çpohet në këtë nivel, sepse sipas kësaj kompanie, ai nivel ka baltë dhe ujra, ndaj është i rrezikshëm. Ndaj tuneli konceptohet nga e para. Projekti i dytë është 100 metra mbi atë kuotë dhe të dhënat janë që atje mund të ndërtohet. Tuneli i Elbasanit, është segmenti kryesor i boshtit të jugut, është tuneli që bashkon Tiranën e Elbasanin dhe në këtë aspekt është segmenti më fizibël, absolut. Ju thoni pse nuk ishte parashikuar? Prej kostos së lartë, sepse dy tunele kanë një kosto e lartë. Meqë ai i Rrugës së Arbrit nuk mund të bëhej, kaluam tek Elbasani dhe realizuam diçka shumë të domosodshme, jashtëzakonisht të rëndësishme dhe që nëse nuk do të ishte ndërtuar, do të ishte premtimi kryesor për mandatin e tretë. Programi, zoti Balla, ka një lloj fleksibiliteti. Unë kam premtuar përshembull internet falas, por nuk u bë sepse nuk u krijua mundësia. Ndaj edhe premtimet modifikohen e me modifikimin e kushteve, ndodhin ndryshime, por rrugët ja që janë bërë, ndaj edhe të gjithë shqiptarët duhet ta besojnë.
Sokol Balla – Vazhdoni ti mbeteni shifrës së 10 mijë kilometrave të shtruara, e cila është kritikuar gjerësisht nga opozita?
Sali Berisha - E vërteta është që janë ndërtuar mbi 11 mijë. Po të jap vetëm dy elementë, është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që ka për detyrë të ndërtojë rrugët rurale dhe dytësore dhe Fondi tjetrë, i quajtur Fondi i Zhvillimit Rural. Çfarë është ky fond? Ky fond është një sasi parash që i dedikohen tërësisht infrastruktuës rurale në bashkëpunim me kryetarët e komunave. Në qoftë se Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shfrytëzuar deri tani 320 milionë dollarë në këto katër vjert, Fondi Shqiptar Rural ka shfrytëzuar 1,5 miliardë dollarë dhe me këto para janë ndërtuar 300 mln shkolla, ujësjellësa e kanalizime dhe të paktën 700 milionë rrugë fshatrat e qytetesh. Por, ka diçka, nëse Fondi Shqiptar ka arritur të ndërtojë 1 500 km, kostoja e kilometrit shkon nga 100 mijë dollarë deri në 2 mln për km. Por, kostoja e Fondit Shqiptar Rural është gjithmonë më e ulët se këto kosto, ndaj janë jo dhjetë mijë kilometra, por mbi 11 mijë.
Sokol Balla - Nëse këto fonde janë lëvruar e këto rrugë janë shtruar, përse nuk kënaqni opozitën, e publikoni të dhënat e plota, siç bën FSHZH, që publikon shpenzimet e detajuara? Pse nuk bëhet diçka e tillë dhe opozita lihet pa një përgjigje pse janë shtruar me të vërtetë?
Sali Berisha - Fondi Shqiptar i Rajoneve ka një uebsite të lidhur me të gjitha autoritetet vendore dhe ky uebsajt është i hapur për këdo dëshiron. FSHR është krijuar katër vjet më parë dhe përpara këtij fondi, këto grante të mëdha për qeverinë vendore, këto i jepeshin direkt komunave që në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme realizonin zbatimin e projekteve. Çfarë gjeta unë kur erdha? Gjeta diçka të veçantë që të gjitha paratë bëheshin çakull dhe aty kuptova që ato fironin rrugës. Akti i parë, largova çakullin, i thashë komunarëve që asnjë projekt me çakull s’do të vijë në qeveri dhe kjo funksinoi në mënyrë të shkëlqyer. Nuk kishte pastaj projekte, ne i thamë na sillni projekte dhe ne i kemi financuar, e kjo ka funksionuar shumë mirë. është absurde të vësh në diskutim rrugët sepse shifra është shumë e madhe. Merr atë që bën kryetari i Bashkisë së Tiranës, projekte 500 metra, 200 metra, 1 km, e të gjitha këto po t’i numërosh të gjitha, me vetëm Tiranën që ka 250 km të asfaltuara, llogaria në gjithë vendin shkon në mbi 11 mijë kilometra e këtë jua garantoj.
Sokol Balla – Duket se në fushatë keni një shkëputje nga pjesa tjetër e partisë, duket sikur keni një bast tuajin personal, sikur keni një moskomunikim me krerët e tjerë.
Sali Berisha - Absolutisht jo, ligji elektoral është proporcional rajonal dhe jam i detyruar që ta ndërtosh fushatën tërësisht mbi bazë qarqesh. Të gjithë bashkëpunëtorët e mi kryesojnë fushatën në një qark dhe të them diçka, është shumë e vështirë për ta të shkëputen nga një aktivitet jashtë qarkut sepse është një punë e përgjegjësi shumë e madhe. Pra, unë bëj të përgjithshmet dhe shkoj tek secili prej tyre, aty janë të gjithë këta bashkëpunëtorë spiker kryesor pas meje dhe janë organizatorë direktë shumë më shumë se unë të fushatës në qark. Aty pra takohemi, unë ftoj qytetarët të bisedojnë me kryeministrin dhe kjo bën një dallim sepse po shkova do të ulem t’i përfill të gjithë deri në fund, s’mund t’i them flisni me Sajmirin, etj.
Sokol Balla – Një dozë e vogël ironie ndaj kundërshtarit, por ajo që keni bërë shumë nga e diela në Fier, ju rinisët një pjesë të sulmeve personale ndaj zotit Rama. Pse tre javë të fushatës folët kështu siç po flisni me mua sot dhe të dielën vendosën të rrisnit tonin?
Sali Berisha - Sulmet personale ai i bëri dy muaj rresht, nisi sulme për vitin e jetës, u tha njerëzve se moshatarët e mi janë në atë botë, i zhveshur nga çdo argument nisi të përdorte moshën time. Deri diku e lejoja, sepse kjo është një çështje edukate, nuk mund të fyesh një njeri për moshën, pasi vitet e jetës janë një bekim i Zotit. Mund të mos i kesh, pasi është një dhuratë që të ka bërë Zoti dhe duhet ta falenderosh në çdo ditëlindje, e gjëja e parë që bëj është të falenderoj Zotin sa herë kjo ndodh. Kurse ai i numëron në mënyrë ordinere, çdo ditë. Në qoftë se një politikan kërkohet për hetim për larje parash, nga SHBA dhe FBI, këto janë vepra në legjislacionin amerikan, s’mund ta kaloj në këtë mënyrë këtë. Nuk mund ta kaloj që tha për Ramsefeldin që na kujton markisistët dhe leninistët që na vinin. Kjo është e gabuar, pasi Rama ka një detyrë shumë të rëndësishme. Së dyti, secili nga këta qytetarë këtu në studio, të thotë nëse i duken normale që një politikanë të ngrejë një vilë 56 metra të gjatë, pa treguar burimin e pasurisë, çka është një detyrim ligjor. Ky bëhet pastaj qesharak duke thënë më humbi deklarimi. Ai duhet të sqarojë edhe akuzat se ka paguar 80 mijë euro për foton me Obamën e këto të tjera. Nuk ka asgjë të keqe të paguash për një foto, por duhet të deklarosh burimin e këtyre parave.
Sokol Balla – Megjithatë, nëse bëhet fjalë për transparencën, nuk kuptohet shumë, në mendimin tim personal, kur nga ana tjetër dikush mund të pyesë: Po zotin Ramsfeld kush e solli në Tiranë? A ju bë transparencë ardhjes së tij në Tiranë. E dyta, qeveria është akuzuar se fondet qeveritare janë përdorur për Partinë Demokratike dhe fushatën e saj? Diçka është e dukshme, ndikimi i Podestët, që paguhet me paratë e taksapaguesve për të rritur kuotat tuaja politike.
Sali Berisha - Shumë mirë që shtrohet kjo pyetje dhe unë garantoj çdo qytetar që vizita e Donald Ramsfeld, qeveria shqiptare dhe Partia Demokratike, për udhëtimin e tij s’ka paguar qoftë edhe një qindrarkë, në mënyrë absolute. Ai ka ardhur këtu për të promovuar librin e tij, siç kanë ardhur të tjerë për promovime librash. Ai është një njeri që luajti një rol përcaktues për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe unë i mbetem mirënjohës gjithë jetën atij, e çdo shqiptar që e di këtë gjithashtu. Me ardhjen e tij u përpoqa t’i bëja çdo nderim si mirënjohje që na ndihmoi për NATO-n. Natyrisht, si kryeministër i kam bërë çdo nderim dhe mendoj se e ka merituar. Përsa i përket Podestës, John Podesta ka qenë ish-shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë, personalitet i shquar e i kontraktuar nga qeveria shqiptare, absolutisht për asgjë për PD-në, por për interesa strategjike kombëtare të Shqipërisë. Podesta është kontraktuar gjithashtu nga Kosova për të rritur numrin e njohjeve. E dyta, që ky grup po merret, liberalizimi i vizave me SHBA-në, që garantoj se e kam çështje serioze.
Sokol Balla – Pak e vështirë. Jo se premtimi juaj nuk është serioz, por duket jashtë mundësive tuaja për ta realizuar.
Sali Berisha - E kam çështje serioze me të vërtetë. Në rrafshin ndërkombëtar nuk mund të gjesh kurrë një premtim timin. Se kam premtuar anëtarësim në NATO, kam thënë do marrim ftestën, kjo po. Nuk kam thënë që do të anëtarësohemi në BE, kam thënë do hapim negociatat. Kam thënë do të hiqen vizat dhe këtë e realizova.
Sokol Balla – A nuk ishte procesi i heqjes së vizave i nisur nga BE?
Sali Berisha – Janë edhe 37 vende të tjera që nuk e kanë arritur këtë liberalizim, ndaj është meritë absolute e qeverisë shqiptare.
Sokol Balla – Megjithatë, kriteret e SHBA-së janë shumë të ndryshme. A po merret Podesta me këtë punë, e të tjera?
Sali Berisha - Me këtë punë po merret dhe jua garantoj se na jep këshilla për hapat që duhet të bëjmë ne në procesin e plotësimit të kushteve për të bërë këtë liberalizim dhe këshillat janë shumë të dobishme. Së dyti, Podesta e tha bukur që Kongresi Amerikan është shumë i rëndësishëm në këtë proces, kontribon me ndikim në ligjëvëns në favor të një kombi mik që janë shqiptarët, ne këtë e kemi, që jemi miq të kombit amerikan dhe Podesta po merret gjithashtu me promovimin e potencialeve turistike, po merret me interesa të tjera strategjike në fushën e energjisë, etj. Podesta është një lobist ndër më të fuqishmit dhe ju garantoj që është një ndër njerëzit më serioz që kam njohur në jetën time. Nuk ka një njeri më fjalëpak e punëshumë se ai.
Sokol Balla - Zoti Berisha, si e shpjegoni faktin që gjatë karrieës suaj politike, vjen një moment që përfundoni në marrëdhënie të këqija me të gjithë ambasadorët amerikanë. Me shaka, me një përfaqësues të PD, u tha se ndoshta sot zoti Arvizu është në pozita më të këqija se Uithers me ju katër vite më parë. Pse raportet personale me ambasadorët amerikanë kanë gjithmonë probleme?
Sali Berisha - Së pari unë jam kryeministër ose kam qenë kryetar i opozitës. Në këtë funksion, marrëdhëniet personale janë krejtësisht dytësore ose tretësore, unë kam një marrëdhënie zyrtare dhe jam një njeri i tillë, që i qëndroj raporteve zyrtare. E të garantoj që marrëdhëniet e mia zyrtare me qeverinë amerikane kaën qenë shumë të mira dhe vazhdojnë të jenë të tjera. Kjo është e vërteta me cilindo, marrëdhënia personale nuk mund të diktojnë kur mban këtë pozicion, unë jam njeri me marrëdhënie zyrtare.
Sokol Balla – T’i rikthehemi çështjes personale, ju e ndietë keq që Rama iu sulmoi personalisht duke iu përmendur moshën biologjike.
Sali Berisha – Nuk është se unë kam nipër e mbesa, por çpunë ka ai që i përmend ata, nuk është etike.
Sokol Balla - Jam shumë dakord e mendoj që duhet të ketë një kod që gjërat personale duhen të lihen jashtë. Por, mos harroni që edhe ju e keni prishur këtë kod, këtu duhet të jetë reflektimi dypalësh.
Sali Berisha – Siç ju thashë, problemi është këtu që këta janë fëmijë, ndjekin TV si të gjithë, ç’punë ka?
Sokol Balla - Duket se ai sulm mbi vitet e moshës suaj, ka pasur një insinuatë dinake poshtë? Doja t’iu pyesja direkt, mendoni që një vend me moshë mesatare 30-33 vjeç, duhet të ketë një kryeministër jetëgjatë në pushtet, duke e lënë jashtë vitet e falura nga Zoti?
Sali Berisha – Në qoftë se ky kryeministër ka arritur të vendosë një raport me të rinjtë, e në zgjedhjet e fundit u votua me mbi 17% mbështetës më shumë se Rama, ky kryeministër e përfaqson edhe atë brez. Në qoftë se ky kryeministër shpall projektin e Shqipërisë dixhitale dhe Rama tallet e përqesh këtë projekt me javë të tjera e ky projekt bëhet realitet, atëherë këta të rinj duan më shumë gjyshin dixhital se Ramën arkaik. Nuk matet mosha me vite, por me pasionin që ke për zhvillimin e diçka dhe kjo është e faktuar në mënyrat më të përsëritura. Shqipëria sot është në moshë dixhitale, ke një përdorim interenti 14 herë më të madhe se në 2006-n, sot kam 572 mijë miq në Facebook dhe 80% e tyre janë të rinj.
Sokol Balla – Flasim pak për listat e PD. Keni hequr disa nga figurat qendrore si Ilir Rusmajli e duke vazhduar me të gjithë anëtarët e Komisionit të Ligjeve, apo Leonard Demin.
Sali Berisha - Kjo është lista e fitores së sigurtë. Është e vërtetë që ka patur disa lëvizje. Janë futur aleatët është e vërtetë që secili që është në listë duhet të jetë pjesë e ekipit përfundimtar. Aleatët janë futur se në 2009 Partia Demokratike ka patur plot 9 deputetë nga aleatët. Unë u thashë aleatëve që patën mbi 10 mijë vota dhe i futëm në listë. Realiteti është në interesin e sëcilit prej drejtuesve dhe personalitetve të PD. Janë futur 3 ish-deputetë të PS sepse largimi i papritur i Metës nga koalicioni ishte një skenar për të krijuar qeveri teknike. Ishte një vendim i papërgjegjshëm sepse qeveria nuk rrëzohet në prag të zgjedhjeve. Me këta 3 deputetë u bë marrëveshja që të krijohej mazhoranca e re. Këta u treguan të përgjegjshëm, unë i vendosa në listë. Me Kastriot Islamin kemi patur momente ballafaqimi, por gjatë këtyre 4 viteve votoi presidentin, ka qenë promotor për 3 ligjet dhe për ligjet e vizave, ka qenë mbështetës i gjithë projekteve të integrimit.
Sokol Balla - Kjo më shumë ngjan si listë detyrimi se sa fitoreje…
Sali Berisha - Listë fitoreje sepse unë konkretizova koalicionin më të gjërë në jetën time. Asllan Dogjani dhe e gjithë struktura e PS në Kamzë është bashkuar me Asllan Dogjanin ashtu edhe me Kadelin.
Sokol Balla – E nise mandatin në 2009 me katër vota të majta, e mbaruat me 3 vota të majta, cka tregon se jeni i aftë të qeverisni edhe kur nuk keni mazhorancë?
Sali Berisha – Unë jam i aftë që të krijoj mazhorancën. Kushtetuta thotë zgjedhje periodike, ajo e përcakton. Por po t’i kthehesh historisë sonë, aventurierët nuk duhet të përsëriten. Ne duhet të kemi një kulturë demokratike, qeveria të rrëzohet nga vota.
Sokol Balla – Nuk tregon kjo që ju si forcë e djathtë nuk i keni shumicën e shqiptarë dhe a nuk rrezikon e majta që ketë herë e bashkuar t’u marrë pushtetin?
Sali Berisha – U bashkuan po, por i dëmtoi bashkimi. Ka një moralitet në cdo veprim. Ata u bashkuan dhe morën vlerësimin e bashkimit, por na e lanë ne moralin dhe ne me moralin marrim fitoren.
Sokol Balla - Sondazhet ju nxjerrin ndryshe ama..
Sali Berisha - Sondazhet e manipuluara më nxjerrin humbës, të tjerët jo.
Sokol Balla – Sa moral kishte koalicioni PD – LSI në 2009-ën?
Sali Berisha – Kishte moral sepse kishte dy alternativa, ose s’do bëja koalicion dhe u thoja shqiptarëve shkojmë në zgjedhje ose do bënim koalicion.
Sokol Balla – Përse psh nuk qeverisë me PS për 2 vite dhe më pas organizonit qetësisht zgjedhjet.
Sali Berisha - Vendi do mbeste pa opozitë. Në fakt vendi ka qenë pa opozitë. Opozitë ka qenë vetëm Top Channel.
Sokol Balla – Zoti Berisha në ngjarjet që rrodhën më pas do e merrnit këtë vendim nëse ktheheshit pas në kohë?
Sali Berisha – Po patjetër që po. Qendrimi kundër do të ishte një qendrim inatçor.
Sokol Balla – Cili ka qenë momenti më i vështirë?
Sali Berisha – Mosvotimi i 3 ligjeve. Më absurdi që të bëheshim gazi i botës. Të gjithë duke thënë a e duan këta vendin e tyre? A e duan këta integrimin? Ka një politikë zyrtare anti-shqiptare, por ka plot politika që favorizojnë shqiptarët. Nuk morëm statusin sepse nuk votuam 3 ligjet. Ky është momenti më i hidhur i karrierës sime politike.
Sokol Balla – Shumë mendojnë se ka qenë 21 janari. Ndoshta flas me konflikt interesi sepse kam qenë i hetuar si pucist nga Komisioni Hetimor...
Sali Berisha – Ishte një ngjarje e rëndë humbja e 4 jetëve, por pjesa tjetër… Ai që mendonte se do mbante fjalim nga zyra ime ishte qesharak. Unë asnjëherë nuk isha në vështirësi.
Sokol Balla – Duhej bërë dicka ndryshe më 21 janar?
Sali Berisha – Ka nisur gjithcka nga video. Videon e ka përgatitur Rama me Filipin.
Sokol Balla – Ka informacione që drejtues të lartë të PD kanë kërkuar që ta linit Metën…
Sali Berisha – Meta ka ardhur vetë në zyrën time dhe ka dhënë dorëheqjen duke thënë se nuk mund të shkonte në prokurori si zv.kryeministër, por si qytetar i thjeshtë?
Sokol Balla – Pas këtyre zgjedhjeve jeni të gashtëm për koalicion me LSI?
Sali Berisha – Unë personalisht them jo. LSI tani është në koalicion me Ramën. Nuk ka asnjë motiv që të bëjë koalicion me PD.
Sokol Balla – Vazhdoni të mendoni se 21 janari ishte puç shteti?
Sali Berisha – Sovrani ja dha përgjigjen më 8 maj Ramës. Ishte një përpjekje për të rrëzuar me dhunë një qeveri.
Sokol Balla – 21 janari ishte krisja e madhe me Bamir Topin. Sot ai është përballë jush, dhe fakti që PD sot ka nisur një fushatë kundër Topit, tregon se ai mund të ndikojë në rezultat.
Sali Berisha – Nuk e bëmë ne armik atë, atë e bëri armik Rama. Ne e kemi respektuar atë maksimalisht. Jo për merita të PD, por ajo kënaqësia ime që një tiranas, do të bëhej President i Republikës, por ky nuk e justifikoi duke treguar që ishte një njeri…
Sokol Balla – Përjashtoni bashkëpunimin me të?
Sali Berisha – FRD ka disa pjesëtarë që kanë qenë te PD. Ne kemi qenë të hapur djathtas dhe ftesa ka qenë absolutisht edhe për FRD.
Sokol Balla – Fituat pas një gare të vështirë më 2009 dhe të gjithë prisnin të ishit me tolerant, por ndodhi e kundërta, pas liberalizimit të vizave, prap menduam për më shumë tolerant, pas 8 majit të gjithë menduan se do ta trajtonit më qetë situatën, por prap gabuan kur ju me forcën e kartonave votuat presidentin, prokurorin, gjyqtarët dhe gjithë institucionet…
Sali Berisha – Nuk e morëm ne presidentin. U bënë dy takime dhe kandidati që unë mbështeta dhe që doli i pari ishte propozimi i Ilir Metës. Meta ishte në komunikim të vazhdueshëm me Ramën, por Rama këmbëngulte për një gjeneral që unë s’kisha ndonjë gjë.
Sokol Balla - Gjeneral Lleshi që është shkarkuar sot…
Sali Berisha - Ai u shkarkua vetëm sipas ligjit. Rama pasi rrëzoi kandidatin e parë, pasi rrëzoi të dytin, atëherë… Sot prokuror është Adriatik Llalla i votuar nga dy partitë politike për kryetar të ILDKP-së. ne nuk morëm një partiak që ta conim prokuror, morëm një njeri që e kishim votuar bashkarisht. Kush është kryetar i Gjykatës Kushtetuese? Një emër i propozuar nga Bamir Topi president. Zaganjorin të dy e kemi votuar si gjykatës në Kushtetuese më 2003 me propozim të presidentit Moisiu. Në cdo rast në mënyrë absolute në shtrimë dorën, por Rama hynte në pazare.
Sokol Balla – Ka një frikë nga ndërkombëtarët për procesin zgjedhor. Cfarë na siguron ne që kemi frikë?
Sali Berisha – Shqiptarët duhet të jenë krenarë me sistemin e numërimit që kanë. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE më ka thënë që keni sistemin më të saktë në numërim. Shqiptarët votojnë. Ka një votim familjar, duhet ta luftojmë atë, por këtë e kanë edhe vendet e zhvilluara.
Sokol Balla – Do të njihni rezultatin nëse humbni?
Sali Berisha – Nuk kam patur asnjëherë lëkundjen më të vogël për të pranuar verdiktin e popullit tim. Natyrisht zgjedhjet do t’i fitojmë. Unë kam për detyrë të lexoj me vërtetësinë më të madhe verdiktin e sovranit. Do marr të gjithë vendimet e duhura.
Sokol Balla – Dikush, i huaj, më ka thënë që Berisha beson që ajo që është e mirë për të, është e mirë edhe për shqiptarët…
Sali Berisha – Nëse merr Sali Berishën unë kam besuar në NATO dhe kam besuar se është e mirë për shqiptarët, kam besuar tek liberalizimi i vizave dhe kam besuar për gjithcka të mirë për shqiptarët. Nëse merremi në mënyrë të jashtëzakonshme, merrem sepse besoj që qytetarët shqiptarë meritojnë të përfillen, të kenë zhvillim. Asnjëherë nuk kam luftuar për gjëra personale.
Sokol Balla – Cfarë u bë me bashkimin, pasaportat dhe albanofobia?
Sali Berisha – Bashkimi europian i kombit, pasi të bashkohemi atje, shqiptarët do ta shqyrtojnë pastaj, ndjehen mirë s’ndjehen mirë. Pasaportat do të bëhen, por jo për qytetarët e Kosovës që është në bisedime me Brukselin për heqjen e vizave.
Sokol Balla – Është tashmë radha e programit elektoral të partisë për një mandat të tretë. E nisim me çështjen madhore, punësimin, që është edhe treguesi kryesor i rritjes reale. Në 2009-n premtuat 160 mijë vende pune dhe mbajtjen e nivelit të papunësisë nën 11%. Zyrtarisht, papunësia është 14%.
Sali Berisha – 12,8% sipas pesë institucioneve ndërkombëtare, e cerifikuar nga të gjithë.
Pyetje nga publiku – Zoti kryeministër, përveç punësimit, cili është programi juaj për asistencën ekonomike?
Sali Berisha - Më kryesori do të jetë punësimi në programin tonë, do të jetë absolutisht punësimi. Dhe pse ne shpallim punësimin si çështjen numër një? Në këtë program e kemi çështjen numër një, pasi gjykojmë se do t’ia dalim. Pse? Sot Shqipëria e ka papunësinë 12,8%. Eurozona, pjesa më e pasur e Europës, e ka pasur 12,2%. Unë mendoj se kjo për Shqipërinë është një arritje shumë e madhe, tjetër punë se për ju nuk është pasi jeni i papunë. Megjithatë, mos harrojmë që është kohë krize. Nëse në vendet përreth, marrim Serbinë, papunësia është23%, Sllovenia e ka 12,8%, nqs Spanja e ka 27%, Maqedonia 32%, Shqipëria është jashtë Eurozonës. Shqipëria jashtë Eurozonës është vendi i vetëm që pati rritje ekonime dhe ulje të papunësisë. Rritja ekonomike 1%, 0,5% nuk jep rritje të punësimit dhe kjo është e faktuar. E megjithatë, rritja 1,8% e ka dhënë uljen e papunësisë me 0,5%. Çfarë do të bëjme ne për punësimin? Së pari, gjeneratori kryesor i punësimit është biznesi dhe heqja e taksave në mënyrë të goditura, si heqja e pajisjeve që rrisin prodhimin, është një hap shumë i rëndësishëm. Politika e punësimit lidhet gjithashtu me tregun e punës, me kualifikimet e punëtorëve, pasi është faktuar se rritja ekonomike, me një treg pune të orientuar si ai që do të ndërtojmë, me kualifikimin e forcës punëtore, do të stimulojë më shumë punësimin.
Sokol Balla – Në programin tuaj mbi ndihmën ekonomike thuhet se ajo do të caktohet në minimumi dy dollarë për person brenda 2013-s.
Sali Berisha - Do e bëjmë. Nuk e kemi bërë deri tani pasi kishte informalitet, por tani tashmë regjistri i personave në nevojë është përfunduar dhe do të realizohet. Kemi tre gjëra pozitive, reformën për zyrat e punës, regjistrin dixhital të ndihmës ekonomike dhe e portali i punësimit, ku çdo qytetar mund të vendosë CV-në e tij dhe të presë përgjigje prej punëdhënësve.
Pyetje nga publiku – Në 2009-n premtuat një vend ndër më të sigurtit në Europë, por ka pasur një rritje të krimit. Dhuna ndaj gruas është një temë delikate në shoqërinë shqiptare, në qeverisjen tuaj, çfarë prioriteti i jepet kësaj çështje?
Sali Berisha - Absolutisht është një çështje madhore dhe shumë e rëndësishme, pasi sado që të flasim ne, për barazinë, muri i patriarkisë sot ekziston. Është një mur që dikton, e të tjerë me radhë. Çfarë kemi bërë? Në 2005-n shoh që diferenca në paga ishte jashtëzakonisht e papranueshme, ku burrat merrnin 36% më shumë se gratë, në një kohë që absolutish nuk janë më të aftë se gratë, por sepse vendoseshin në poste kyce burrat. 17.6% më shumë për burrat është mesatarja europiane. Ne do të përpiqemi të kreditojmë gratë biznesmene dhe objektivi është të përgjysmojmë nga 17.7% diku tek 8-9 përqind. Së dyti gjithçka bëhet për karrierën. Do japim përparësi në punësim femrave të diplomuara. Në 2012 janë punësuar më shumë 7.5 përqind gra kundrejt 2.4 përqind burra. Problemi i dhunës, do të ketë ligje të reja për ata që ushtrojnë dhunë ndaj gruas. Arritje është edhe rritja në mënyrë të ndjeshme denoncimi i ndaj dhunës.
Pyetje nga publiku – Përqindja e njerëzve me aftësi të kufizuara është rritur, pothuajse e dyfishuar në censusin e fundit. Ndaj, një qeveri, sado të përpiqet të rrisë buxhetin, nuk do të arrijë dot të mbulojë të gjithë nevojat e kësaj shtrese, pa arritur që t’i integrojë dhe punësojë këta njerëz, në mënyrë që ata të mos bëhen përfitues pasivë. Në programin tuaj qeverisës, si është parashikuar nxitja e punësimit për personat me aftësi të kufizuara dhe gjithashtu si do të nxiten bizneset?
Sali Berisha – Së pari, ne jemi përpjekur për të rritur mbështetjen, por jam dakord që kjo nuk është rruga kryesore. Kemi rritur pagesat, e të gjitha. Një problem serioz tek ne është mungesa e qëndrave të rehabilitimit dhe ju garantoj se këtë 4-vjeçar, ngritja dhe funksionimi i tyre do të jenë një përparësi madhore. Këto qëndra u rikthejnë në masë të konsiderueshme aftësitë këtyre njerëzve. Së dyti, administrata, disa herë kemi menduar të caktojmë kuota dhe nuk e quaj të gabuar këtë. Do të studiojmë gjithashtu mundësinë e një bashkëpunimi më të ngushtë me biznesit.
Pyetje nga publiku – i nderuar kryeministër, unë jam një infermiere në QSUT. Në kontakt të përditshëm me pacientin më lind natyrshëm një shqetësim, mungesa e mjekimeve. Cila është politika që u keni për të rregulluar këtë fenomen?
Sali Berisha – Së pari ju shtroj vlerësimin tim për punën që bëni. Pse ende nuk ka marrë zgjidhje ky problem nuk është çështje fondesh, por çështje menaxhimi. Menaxhimi në spital nuk është i thjeshtë. Duhet të trajnohem menaxherë për çdo pavionë dhe ata nuk duhet të varen nga mjekët, por nga drejtori i spitalit, që mundësisht s’duhet të jetë mjekë. Tjetra, ideja se do të mbahet shëndetësia vetëm me buxhet është ideja e falimentimit të saj. Sado që makineria shëndetësore të funksionojë vetëm me buxhet, nuk do të arrijë, pasi në shëndetësi, më shumë se kudo ka të paparashikuara. Ndaj dhe sistemi bazohet në kontribute. Ideja për të dhënë mjekim falas për të gjithë qytetarët është një ide e mirëfilltë komuniste. Shërbimin falas do ta marrin të gjithë ata që nuk kanë mundësi të paguajnë kontribute, por nëse ai i garantohet edhe biznesmenëve, edhe atyre që kanë mundësi, atëherë nga do të grumbullohen këto para? Sistemi është që ai që mund të paguajë do të paguajë diçka dhe ai që nuk mundet, do të marrë shërbimin falas.
Pyetje nga publiku - Aktualisht shëndetësia drejtohet nga Halim Kosova që përveçse mjek është edhe manaxher i suksesshëm. A do të vazhdojë që shëndetësia të drejtohet nga teknicienë dhe administatorë dhe në hierarkinë e prioriteteve, ku është e vendosur shëndetësia.
Sali Berisha – Kjo e administratorit është shumë e vërtetë. Zoti Kosova ka qenë administrator i zoti, duke manaxhuar me zotësi maternitetin. Nga ana tjetër, përgatitja e administratorëve, ekonomistit, kryeinfermierit manaxhues, do të jetë e vështirë që të vendosim manaxhimin si duhet. Shëndetësia, absolutisht nga ana tjetër ka përparësinë më të madhe, edhe pse ti si mjek, e kupton që reforma në shëndetësi është absolutisht më e vështira.
Pyetje nga publiku – Të gjitha partitë politike kanë fokusuar bujqësinë në programet e tyre, pasi është sektor që gjeneron punësim dhe garanton rritje. Pyetjet e mia janë dy. Në programin e qeverisë tuaj, si është programi për vaditjen dhe mekanizimi i vogël në bujqësi, pasi kemi ende toka që punohen me krah e me kafshë?
Mbi bujqësinë
Sali Berisha – Problemi i vaditjes është kryesori. Ne premtojmë 160 mln euro për sistem vaditje. Ne do 3-fishojmë planet për prodhimet bujqësore dhe në këtë kontekst ne kemi vendosur që të japim në para në dorë edhe akcizën e naftës. Them se mund të të shkojmë më tutje se akciza kundrejt projektit. Femerët duhet të dorëzojnë njëherë projektin atëherë fitojnë të drejtën e grantit. do mbështesim pikat e grumbullimit të prodhimit. Do mbështesim me përparësi këtë. Në fakt në disa rrethe janë mbështetur. Në Korcë ka frigoriferë për mollën, po kështu edhe në rrethe të tjera.
Mbi turizmin
Sali Berisha – Zotohem se TVSH-në në turizëm do ta përgjysmojmë. Më kërkuan këtë në takim që bëra në Durrës dhe ishte një kërkesë shumë e drejtë.
Legalizimet brenda vijës në Tiranë
Sali Berisha – Unë mendoj se mund të përfundojnë shumë më shpejt sepse studimi i tyre është bërë. Së dyti decentralizimi i plotë ka shumë mundësi nuk ka patur ecuri të mjaftueshme dhe për Tiranën janë disa drejtori. Ne kemi futur letrat me vlerë për të përcaktuar mundësitë të atij që legalizon shtëpinë që ta paguajë 70-80 përqind me letra me vlerë.
Eksportet dhe bimët medicinale
Sali Berisha - Eksportet janë rritur dhe një sektor i rëndësishëm është ai i bimëve medicinale. Ne kemi një mundësi të fuqishme për to dhe ne kemi nisur t’i financojme. Është një potencial shumë i madh. Do bëjmë gjithcka që ta financojmë dhe të nxisim plantacionet dhe përpunimin sepse krijojmë edhe vende pune.
Arsimi dhe pagat
Sali Berisha – 700 dollarë, kjo do të jetë paga e cdo arsimtari. Do të jetë 700 dollarë.