Në datë 23 Qershor 2013, në orën 18.00 do të merren në ruajtje 8 Vende të Numëritmit të Votave, shërbim i cili do të vazhdojë deri në përmbushjen e detyrimeve ligjore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor.
Lidhur me situaten e rendit dhe sigurise publike dhe emergjencat e ndryshme Kodi Zgjdhor lejon levizjen e sherbimeve te policise per zgjidhjen e problemeve te krijuara, kryerjen e veprimeve proceduriale, si dhe arrestimin e autoreve te veprave penale. Ne keto raste levizja e policise do te behet duke njoftuar edhe Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.
Në Qarkun e Korces, gjatë periudhës 23 Maj 2013 e deri tani, janë ndjekur nga strukturat e policisë me plane masash të veçanta
86 tubime dhe takime elektorale,
jane angazhuar 135 mjete
dhe 898 punonjes policie.
Strukturat e Policisë së Qarkut Korce, gjatë ketij proçesi zgjedhor, nga profesionalizmi, korektesia, objektiviteti, paanësia dhe respektimi rigoroz i ligjit.
Bashkëpunim të hapur, transparent kemi pasur me Mediat e shkruara dhe ato vizive.
Drejtoria e Policisë Qarkut Korce, u kërkon mbështetësve apo simpatizantëve të subjekteve elektorale, që të mos bëhen burim apo pjesëmarrës incidentesh të mundshme, por të qëndrojnë larg pasioneve të çastit.
Çdo Qytetar, të denoncojë veprime të kundraligjshme, të individëve të veçantë, që pengojnë lirinë e tyre në ushtrimin e të drejtës së votës.