Shoferët e rinj pasi blejnë makinat e tyre problemi që hasin më me vështirësi është parkimi.
Jo vetëm për vendet që sa vijnë e pakësohen por dhe për faktin se dhe parkimi kërkon eksperiencë.
Por kompania suedeze e prodhimit të automjeteve, Volvo ka menduar gjithcka. Ajo ka kryer me sukses testimin mbi një makinë që vetëparkohet, mjafton të shtypës një buton në telefonin tuaj. I gjithë sistemi është ngritur mbi një aplikacion që instalohet në telefonat inteligjentë.
Sapo jep komandën për t’u parkuar, automjeti lëviz në mënyrë të pavarur në kërkim të vendit të parkimit. Automjeti është i pajisur nga sensorë që paralajmërojnë kur distanca nga një objekt tjetër i lëvizshëm ose jo, është e rrezikshme.
Kur kjo distancë shkelet, aplikacioni ndërhyn duke ndaluar ose ndryshuar drejtimin e automjetit. Testimet e para, thonë inxhinierët e kompanisë suedeze, kanë qenë të sukseshme, por sërish duhet shumë punë, sigurisht edhe certifikimi nga autoritetet, për ta nxjerrë në treg këtë risi…dhe për t’i dhënë fund mundit të parkimit.
Ndiqni videon: