English

Ethet hemorragjike, marrin përsëri jetë njerëzish

Një person i moshës 40 vjeçare ka vdekur në orët e djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga infeksioni me ethet hemorragjike që transmetohen prej rriqrave.

Shefi i repartit të Infeksioneve në QKUQ, infektologu Sali Ahmeti ka konfirmuar për Express se ky person është viktima e pestë brenda jave që vdes prej rriqrave dhe vjen nga fshati Krelan i Komunës së Gjakovës.
Ahmeti po ashtu bëri të ditur se të hospitalizuar janë edhe 12 pacientë nga zona të ndryshme të Kosovës, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
“Kemi persona të infektua prej moshës9 deri 75 vjeçare ka të zonave të ndryshme por më të infektuarit janë ata nga Malisheva pa dyshim, Rahoveci e tani edhe nga fshatrat e Gjakovës”., njoftoi Ahmeti.
I njëjti bëri apel tek banorët e këtyre zonave e sidomos te ata të cilët kanë punë të detyrueshme në fusha që të vishen me rroba të gjata dhe të kenë kujdes individual për t;iu shmangu kontaktit me rriqra.
“Edhe pse bënë vapë individët që janë në zonat e infektuara të kenë kujdes individual dhe t’i shmangen në çdo formë kontaktit me ndonjë rriqër. Në rast s vërejnë se janë të infektuar të lajmërohen menjëherë tek mjeku më i afërt”, apeloi Ahmeti.

KOMENTE