Bashkëshortja zyrtare Sadije Berisha, e djalit të kryeministrit Sali Berisha, ka votuar e vetme. 45-vjeçarja nuk ka qenë e shoqëruar nga Shkëlzeni, gjë e cila “konfirmon” ndarjen e tyre.
Ajo është fotografuar duke votuar në qendrën e votimit në Qendrën Shëndetësore, Lundër, komuna Farkë. Sadija mbërriti në qendrën e votimit me një shofer dhe dy fëmijë të vegjël.
Pak ditë më parë, nëpërmjet një statusi në Facebook, nga Stokholmi në Suedi, ajo njoftoi se, do të vijë në Shqipëri për t’u bashkuar me familjen e saj.
Bashkëshortja e Shkëlzenit, gëzon edhe të drejtën e plot të votës si qytetare e këtij shteti. Në 24 prill 2012, ish-presidenti Topi firmosi dekretin për dhënie shtetësie shqiptare për Sadije Berishën dhe nënën e saj Sadije Elezi.
Sadije Berisha: “Na nuk jemi ndarë”
“Shekulli” ka hedhur dritë mbi jetën e Sadijes në Suedi, pranë fëmijëve të saj, por edhe është folur për një lidhje jashtëmartesore mes bashkëshortit të saj dhe Shkëlzen Berishës. Pas lajmit të bujshëm që Shkëlzeni zyrtarizon lidhjen me bukuroshen Armina Mevlani, gazeta ka komunikuar me Sadijen dhe ajo ka thënë vetëm një fjalë. Përgjigje që mori nga ajo ishte: “Na nuk jemi ndarë”- ka shkruar ajo shkurt edhe prerë, pa dhënë shumë detaje për këtë lajm dhe për ndarjen e tyre.
Armina Mevlani pranon lidhjen më Shkëlzenin
Armina Mevlani, “Miss Albania 2009”, një javë më parë nuk e ka mohuar lidhjen me Shkëlzen Berishën. E pyetur nga“Shekulli”, nëse është ajo vajza më të cilën shoqërohet Berisha, Mevlani pohon: “Nuk dua ta komentoi këtë situatë dhe kam qëndruar larg medieve për këtë çështje”. E pyetur përsëri nëse e mohon lidhjen me djalin Kryeministrit, ajo thotë: “Jo jo, unë nuk e mohoj, por thjesht nuk dua të flasë ta komentoj për momentin. Nuk di çfarë t’ju them! Kjo është e gjitha çka mund të shprehem”.