Per te gjithe ata qe udhetojne ne autostraden e re Tirane-Elbasan ju njoftojme se një masiv i madh shkëmbor është shembur në autostradën e inauguruar vetëm para pak ditësh.
Masivi i madh ka rënë nga mali dhe ka zënë pjesën e rrugës pranë tunelit Elbasan-Tiranë.
Raportohet se masivi shkëmbor dhe shumë dhera kanë zënë 75 për qind të gjerësisë së rrugës dhe 10 metra gjatësi në pjesën 600 m nga rruga nga ana e Elbasanit, pranë tunelit. Mesa duket kjo rrugë ësshtë inauguruar para kohe për efekt të fushatës nga qeveria shqiptare. Mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur deri më tani.
Policia konfirmoi rënien masive të shkëmbinjve dhe dherave nga krahu i malit, anash rrugës duke bërë të ditur se kalimi në autostradë bëhet vetëm nga njëra korsi.
Tuneli i Kërrabës u përurua në mes të qershorit, ndërsa punimet në autostradë vijojnë ende. Autostrada përbëhet nga tre segmente Segmenti I(Sauk -Tuneli i Kërrabës gjatësia 13 km) Segmenti II (Tuneli i Kërrabës gjatësia 2.5 km ), Segmenti III (Tuneli i Kërrabës – Elbasan gjatësia 11.5 km)
Tuneli i Kërrabës, punimet për të cilin shënuan vlerën e 101 milion dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim, u realizua në një kohë rekord prej 13 muajsh. Punimet për ndërtimin e tij nisën në muajin maj të vitit 2011, dhe pas afro 9 muajsh filluan edhe dy kontratat e tjera te segmenteve rrugore para dhe pas tunelit.
Autostrada Tiranë-Elbasan u kursen qytetarëve shqiptarë së paku 40 minuta kohë për të mbërritur në destinacionet e tyre, duke bërë që distanca mes dy qyteteve të përshkruhet në më pak se 20 minuta.