Ambasadori i BE-së Sequi dhe zoti Kukan mbërritën në zyrën e kryeministrit Berisha rreth orës 10:00, ndërsa takimi ka zgjatur vetëm 30 minuta. Në fokus të bisedimeve ka qenë procesi i votimit dhe ai i numërimit të votave. Pas takimit nuk pati asnjë deklaratë për mediat.
Pas takimit me kryeministrin, dy ambasadorët u drejtuan drejt selisë së Partisë Socialiste.
Kreu i delegacionit të PE-së për Marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduart Kukan, pas takimit me kreun e PS-së Edi Rama dha një deklaratë për mediat. Ai kujtoi deklaratën e kryeministrit Berisha para zgjedhjeve. “Ai ka thënë se do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve sido që të jetë ai”, tha Kukan, ndërsa më parë zhvilloi një takim në selinë e kryeministrisë me kreun e qeverisë, Berisha.
Ai foli për procesin e zgjedhjeve, të cilin e cilësoi të qetë.