English

Masakër në Laç. Konflikti sjell 3 të vrarë dhe 2 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:50 pranë gjykatës së Laçit ku dy vëllezërit Lekë dhe Pal Syziu përkatësisht 45 dhe 60 vjeç janë konfliktuar me shtetasit Arben dhe Florian Krosi përkatësisht 23 dhe 26 vjeç. Mësohet se sherri mes tyre ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve nga të dy palët dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen dy vëllezërit Syziu si edhe janë plagosur shtetasit Arben dhe Florian Krosi si dhe shtetasi Ndrec Prendi 56 vjeç.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lokalin e biznesmenit Lekë Syziu, i cili dyshohet se i kishte borxh një shumë të konsiderueshme parash shtetasit Arben Krosi dhe nuk ja kishte kthyer sipas marrëveshjes. Për këtë arsye, Arben Krosi pretendonte pronësinë e lokalit të Syziut, me qëllim që ta konsideronte të shlyer borxhin në fjalë.

Paraditen e sotme 43-vjeçari Arben Krosi bashkë me vëllanë e tij Florian Krosi, janë paraqitur në lokalin e Lekë Syziut për të sqaruar çështjen e borxhit, ku janë konfliktuar me vëllezërit Syziu.

Pak orë pas ngjarjes, Pal Syziu dhe Arben Krosi nuk mundën të përballonin plagët e rënda dhe ndërruan jetë në spital, duke e çuar në tre numrin e viktimave.

Policia konfirmon faktin se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor, por shkaku ka qenë një konflikt pronësie mes biznesmenit Lekë Syziu dhe shtetasit Arben krosi. Ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

KOMENTE