English

PD duket se humbi dhe në Kukës. 4 mandatet e këtij qarku 2 me 2

PD nuk do të ketë asnjë “bastion” në bazë të ndarjes së mandateve.

Kjo pasi edhe në Kukës, katër mandatet e këtij qarku do të ndahen në mënyrë të barabartë mes dy koalicioneve kryesore.

Lajmi për mundësinë e një ndryshimi të tillë, duke u barazuar në 2 me 2, u njoftua edhe pak orë më parë nga gazetarja e TCH në Kukës, Erina Matraxhiu, e cila ka ndjekur procesin e votimit që nga hapja e qendrave të votimit e deri në këto momente, kur kanë mbetur edhe 30 kuti pa u numëruar, gjatë transmetimit “live” të emisionit “Shqipëria Vendos” me Sokol Ballën.

Nëse PD do të marrë vetëm dy mandate në Kukës, atëherë koalicioni i saj do të mbesë në kuotën e 55 mandateve parlamentare. Duke i hequr dhe mandatet e partive të koalicionit, PD do të mbetet – nëse rezultati përfundimtar është ky – me 47 mandate.

KOMENTE