English

Sali Berisha pritet se shpejti ne konferencë për shtyp për te pranuar humbjen

Burime të Gazetës Express kanë thanë se, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, njëherësh Kryeministër i Shqipërisë, pritet të dalë shumë shpejt në një konferencë për shtyp për ta pranuar humbjen.

“Berisha sot pranon rezultatin e 23 qershorit, pra humbjen tonë”, ka thënë një anëtar i Kryesisë së PD-së për Gazetën Express, të martën, në kushte anonimiteti.

Nga moment në moment pritet mbërritja e kryeministri Berisha në selinë e Partisë Demokratike.

Në sallë janë mbledhur disa gazetarë, dhe përfaqësues të Gardës janë vendosur brenda sallës së konferencave. Dalja e lideri të PD-së pritet që në orën 20:00. Kjo do të jetë dalja e parë që prej ditës kur u zhvilluan zgjedhjet, 23 qershor.

Të majtët kanë bërë thirrje këto dy ditë që kryeministri të dalë dhe të përshëndes rezultatin e zgjedhjeve. Berisha sot pranon rezultatin e 23 qershorit, pra humbjen tonë”, ka thënë një anëtar i Kryesisë së PD-së në kushte konfidencialiteti.

Sipas tij, arsyeja e vetme pse Berisha nuk ka dalë ende për ta pranuar humbjen lidhet me atë se “ekziston frika që komisionerët e PD-së t’i braktisin qendrat e votimit, çka do të rriste fitoren e PS-së”.

KOMENTE