“Berisha e dorëzoi pushtetin me marrëveshje pasi Meta ishte garanti që qeverisi për 4 vjet me Berishën dhe shkoi për të shumëzuar mandatet e tij në 18.
E themi me plot gojën se mandatet e LSI-së janë votat e AK, vota që nuk u numëruan kurrë” u shpreh kreu i Aleancës Kuq e Zi, sot para KQZ-së.
Ai tha se zgjedhjet nuk ishin të lira, vota u shit dhe u ble dhe se rezultati për mandatet u përcaktuan në tavolinë. Sipas Spahiut këto mandate që ishin garanci e kontratës së rrëzimit të pushtetit.
Gjithashtu ai shtoi:“Qeverisja aktuale po hesht sepse ishin të përgatitur, ky ishte një skenar në të cilin ishin përfshirë shumë aktorë, një proces ku u shpenzuan miliarda euro në vendin më të varfër të Evropës.
Ne humbëm një betejë por jo luftën. AK do të jetë opozita e vërtetë…Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritonin këtë. Shqiptarët meritonin një elitë të re politike profile të reja dhe jo sërish ata që patën për 23 vite që i votuan disa herë dhe nuk e ndryshuan Shqipërinë. Të gjithë ata që votuan ngjyrën lejla do të zhgënjehen”.