English

Aleanca për Shqipërinë Europiane” 85 nga 140 mandate deputetësh

Të gjitha kalkulimet flasin për një fitore të thellë, madje të paparashikueshme në disa rajone të vendit, të koalicionit të majtë të drejtuar nga Edi Rama.

Koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, duket se ka marrë shumicën e cilësuar të vendeve në Parlamentin e ri, 85 nga 140 mandate deputetësh në total.

Ndërkohë i vetmi qark që mund të ndryshojë mandatin është Tirana ku PS kërkon ti marrë një mandat të së djathtës.

Në qarkun e Tiranës ende nuk ka përfunduar numërimi në KZAZ 33 dhe 34, në njësinë bashkiake numër 4 dhe 5.

Ndërkohë që procesi i numërimit ka nisur në KZAZ 34, në njësinë bashkiake numër 5 në KZAZ-në 33 tek shkolla “Bajram Curri” puna nuk ka nisur ende.

Mësohet se ka përfunduar numërimi në KZAZ numër 53 të Librazhdit, e fundit për qarkun e Elbasanit.

Partia Socialiste i shkruan Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zhbllokimin e situatës në njësinë bashkiake numër 5, ku është ndërprerë numërimi i votave. “Numëruesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Republikanë po bllokojnë procesin”, thuhet mes të tjerash në shkresën e socialistëve për zhbllokimin e procesit të numërimit.

Kërkesa në KQZ u nis 30 minuta më parë drejt institucionit qendror të menaxhimit të zgjedhjeve, ndërsa në Njësinë bashkiake 5 është ndërprerë procesi i numërimit që në orën 02.00 të natës së sotme.

Kanë mbetur edhe 6 kuti, nga 105 të tilla që ka kjo njësi, që presin të numërohen deri në përfundim të plotë. Deri në këto momente shifrat flasin për 18875 vota për Partinë Socialiste, 10004 votë për Partinë Demokratike dhe 3091 vota për LSI.

Ja numri paraprak i mandateve sipas qarqeve

Vlorë

koalicioni i majtë 8 mandate

koalicioni i djathtë 4 mandate

Shkodër

koalicioni i majtë 6 mandate

koalicioni i djathtë 5 mandate

Gjirokastër

koalicioni i majtë 4 mandate

koalicioni i djathtë 1 mandat

Fier

koalicioni i majtë 11 mandate

koalicioni i djathtë 5 mandate

Kukës

koalicioni i majtë 2 mandate

koalicioni i djathtë 2 mandate

Korçë

koalicioni i majtë 7 mandate

koalicioni i djathtë 5 mandate

Dibër

koalicioni i majtë 3 mandate

koalicioni i djathtë 3 mandate

Berat

koalicioni majtë 6 mandate

koalicioni i djathtë 2 mandate

Elbasan

koalicioni majtë 8 mandate

koalicioni i djathtë 6 mandate

Lezhë

koalicioni majtë 4 mandate

koalicioni i djathtë 3 mandate

Tiranë

koalicioni majtë 19 mandate

koalicioni i djathtë 13 mandate

Durrës

Koalicioni i majtë 7 mandate

Koalicioni i djathtë 6 mandate

KOMENTE