English

Jep doreheqjen kryeministri Berisha

“Humbja bie vetëm mbi mua. Unë jap dorëheqje nga drejtimi i Partisë Demokratike”, kështu u shpreh Berisha në fjalën e tij të shumëpritur në selinë e PD-së.
 
Një orë mbas kohës së parashikuar mbërriti kryeministri aktual, Sali Berisha mes brohorimash të simpatizantëve të PD. -së, të mbledhur para selisë blu. 
Deputetët e Partisë Demokratike, të shpërndarë nëpër rrethe në kuadër të zgjedhjeve kanë filluar të mbërrijnë në selinë blu. Pas rreth fiks një orë në seli pritet të dalë kryeministri aktual, Sali Berisha për herë të parë pas datës 23 qershor, ditë kur u mbajtën zgjedhjet. 
Në një konferencë për mediat, thuhet se kryeministri do të flasë për rezultatin e zgjedhjeve, dhe përflitet se do të japë dorëheqje. Si pasardhës së tij, në krye të Partisë Demokratike, flitet se kryeministri Berisha do të emërojë kryebashkiakun e Tiranës, Lulëzim Basha. 
Në ambientet e jashtme të selisë janë mbledhur, gjithashtu edhe simpatizantë të Partisë Demokratike. 

KOMENTE