AGIM GASHI
LAMTUMIRË KRYEMINISTER SALI BERISHA
(Kushtuar Kryeministrit Sali Berisha që në mënyrë dinjitoze pranoi humbjen e garave të zgjedhjeve dhe dorheqjen e tij pas 23 vjet në bërjen e Shqipërisë-Shqipëri)
PO fliste Berisha, pranonte gabimin,
Përulej para popullit e para atdheut,
Rridhnin kokrra loti, të pastër si bilur,
Ke hy në histori i dashur, sdo të dalësh kurrë.
Fliste Berisha, populli brohorit,
Nën udhëheqjen tënde Shqipëria ka ndritë,
I hoqe feneret, solle kohë të re,
Të rrallët janë si ti, që shkrihen për atdhe.
I ndertove rrugët n´themele të Shqipërisë,
Ndihmove Kosovën drejtë Pavarsisë,
Në mesin e shqiptarëve, tradhëtar të thanë,
Andaj dhe Azemin barbarisht ta vranë.
Po fliste Berisha e populli po qante,
Ndërsa në anën tjeter një katil po shante,
Derisa pranonte, humbjen burrërisht,
Disa kundershtarëve mbrapa u dilte bisht.
Po fliste Berisha, trimi i dhjetorit,
Sikur në nantdheten i thoshte Shqipërisë,
T´bashkohemi vllazënisht, para të marshojmë
Vetëm drejt Evropës është rruga e lirisë
Akoma je ndër ne, sa shumë të do Kosova,
Shumë mësime more, nga IbrahimRugova,
Pusho tani i dashur, pusho në Shqipni,
Akoma jemi gjallë dhe jemi me Ty.
Këta rreshta fjalësh si falenderim,
Po ti fail Ty Kryeminstri im,
Larg e shumë larg, nga mërgimi i zi
Gjithmonë në dhena t´hueja, me mendje n´Shqipni!