Në mesin e shumë efekteve pozitive që ka në shëndetin e njeriut, vitamina A mundëson edhe një funksionim më të mirë të mushkërive.
Studiuesit amerikanë kanë analizuar fëmijë të moshës nga nëntë deri në 13 vjet, dhe kanë arritur në përfundim se funksioni i mushkërive te fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë konsumuar vitaminë A, ka qenë më i mirë se i atyre fëmijëve, nënat e të cilëve nuk kanë konsumuar sasi të duhura.
Rezultatet po ashtu kanë treguar se beta-karoteni, që është një prekursor i vitaminës A, nuk ka treguar efekt pozitiv.
Vitamina A veç për funksionin e mushkërive është e rëndësishme edhe për shumë aspekte të tjera të shëndetit, në veçanti për shikim.
Nëse nuk konsumohet mjaftueshëm me anë të ushqimit vitamina A duhet të merret me anë të suplementeve, tabletave të pasura me këtë vitaminë. Nga ushqimet e pasura me vitaminë A është mëlçia, karota, patatja, brokolit, spinaqi.