English

Gazsjellësi TAP, fitorja më e madhe për Shqipërinë

Fitorja më e madhe është fitorja e gazsjellësit TAP. Kështu u shpreh dhe kryeministri Berisha në fjalimin e tij të djeshëm ku dhe njoftoi dorëheqjen e tij nga drejtimi i strukturave të PD-së.

Sipas gazetës prestigjioze greke Kathimerini konsorciumi i “Shah Denizit” ka vendosur të përzgjedhe si projektin më të mirë i cili do të çojë gazin natyror nga Azerbajxhani në Europë ,gazsjellësin TAP.

Numri 2 i SOCAR dhe aksioneri i madh i konsorciumit “Shah Deniz” kanë informuar për këtë zgjedhje kryeministrin grek Antonis Samaras në takimin e tyre në mesditën e së mërkurës.

Nabucco West dhe TAP ishin të vetmet kompani që parashtruan oferta për projektin e transportimit të gazit nga Azerbajxhani.
Por Azerbajxhani përzgjedhi projektin e gazsjellësit trans Adriatik Pipline për të bërë transoprtin e gazit nga deti kaspik në Evropë.
Kompanitë partnere të cilat po ndërtojnë fushën Shah Deniz II janë BP-ja britanike, SOCAR nga Azarbajxhani, Statoik i Norvegjisë dhe Total-i francez.
Hisedarët e TAP-it janë Axpo e Zvicrës, Statoil-i norvegjez dhe E.ON gjerman.
Gazsjellësi TAP në Shqipëri do të jetë rreth 209 kilometra i gjatë në tokë dhe 60 kilometra në det në pjesën e Shqipërisë në Detin Adriatik, me një vlerë investimi që arrin në rreth 2 miliard dollarë.

Ndërsa sot përfaqësues të konsorciumit Shah Deniz, do të takohen në orën 13:30 me Ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi, ku pritet të njoftojnë zyrtarisht për përzgjedhjen e gazsjellësit TAP.

Projekti ka si qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit, dhe larmishmërinë e furnizimit me gaz për tregjet europiane. TAP-i do të hapë të ashtuquajturin Korridorin Jugor të Gazit për në Europë dhe do të krijojë një treg të ri për gazin natyror nga Deti Kaspik.

KOMENTE