English

KQZ-ja së shpejti jep përfundimin zyrtar-final

Procesi i numërimit në të gjitha Komisionet Zonale te Administrimit të Zgjedhjeve, ka përfunduar mbrëmjen e djeshme vonë, por jo të gjitha kanë dërguar në KQZ proces-verbalet me rezultatet përfundimtare, dhe sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të bëjë publike të dhënat përfundimtare për procesin zgjedhor të 23 qershorit.

Ndaj zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha u kërkroi përfaqësuesve të KZAZ-ve që të dërgojnë sa më shpejt në KQZ proces-verbalet në mënyrë që të shpallen rezultatet përfundimtare. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e 23 qershorit koalicioni i majtë ka fituar 84 mandate të deputetëve, kurse koalicioni i djathtë 56 mandate.

Mësohet se deri tani në KQZ nuk ka pasur asnjë kontestim apo ankesë nga subjektet pjesëmarrëse në garën zgjedhore. Certifikimi i zgjedhjeve pritet të bëhet nga Kolegji Zgjedhor, pasi KQZ-së i duhen votat e 5 antarëve.

KOMENTE