Te nderuar qytetare te Vlorës!
Te dashur vellezer te komunitetit çam!
Kujtojmë se 27 Qershori i vitit 1944, është masakra ndaj shqiptareve te Çamërisë nga genocidi grek.
Tragjedia çame, e krijuar nga ndarja me Shqipërinë në 1913, duket se u finalizua me masakrën e 27 qershorit 1944 e nisur në qytetin e Paramithisë, ku brenda ditës u vranë 701 burra dhe 212 gra e fëmijë, për të vazhduar me masakrën e Pargës (28 gusht 1944), ku u zhdukën 200 vetë, e më tej, me dëbimin e 23 mijë çamëve, të cilët u strehuan në Shqipëri. Kjo tragjedi përfaqëson një promemorie kombëtare, një nga brengat më të mëdha të shqiptarëve të shtrirë në të gjithë dimensionin e shekullit të kaluar.
Çështja çame, me përcaktimin e 27 Qershorit nga Kuvendi i Shqipërisë si dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek, është ngritur si një aspekt i çështjes sonë kombëtare, i cili do te gjejë zgjidhjen e vet brenda normave ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të njeriut.
Premisat qe trajtimi i këtij problemi te hyje ne rrugën e zgjidhjes brenda këtyre standardeve tani janë me te mëdha, me nënshkrimin e Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit te Shqipërisë me Bashkimin Evropian, marrëveshje e cila ka ne themel, vec te tjerash respektimin e lirive dhe te drejtave te njeriut.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe ëndrra e shqiptareve për te hyre ne Evropë, i krijojnë me shume shanse e mundësi popullsisë çame dhe gjithë popullit shqiptar te kërkojë te drejtat e tij te mohuara, te drejta qe lidhen me: Pronësinë si një e drejte e patjetërsueshme dhe Mundësinë për të vënë një tufe lule në varret e paraardhësve të tyre, për të nderuar kujtimin e tyre, si një e drejte njerëzore, jashtë ndikimeve territoriale.
Ne pozicionin e Kryetarit te Bashkisë Vlore, dëshiroj te falënderoj gjithë popullatën çame qe jeton ne qytetin e Vlorës për bashkëjetesën shume te mire me pjesën tjetër te komunitetit, për mbështetjen qe i kane dhënë njeri-tjetrit ne te gjitha momentet e vështira, pa dallime krahinore apo bindjesh.
Gjithashtu, me këtë rast, u bëjmë një homazh martirëve të rënë gjate genocidit ndaj shqiptareve te trevës se Çamërisë nga shovinizmi grek, me shpresën dhe bindjen se padrejtësitë historike të së kaluarës do te zgjidhen në favor të respektimit të lirive dhe te drejtave te popullsie se kësaj krahine.
Faleminderit!