English

Gjobë mjekut gjinekolog. Injektonte spermatozoidë të parapërcaktuar nga gjinia

Një gjinekolog i cili injektonte te gratë spermatozoidë të përgatitur posaçërisht në mënyrë që ato të mund të zgjedhin seksin e foshnjave të tyre është gjobitur me 4725 paund.
Të paktën 165 gra kanë paguar rreth 1.000 paund për t'u trajtuar nga Dr Frank Sterckx në klinikën e tij private në Borgehout, pranë Antwerp - për përzgjedhjen gjinore e cila në fakt është e paligjshme në Belgjikë që në vitin 2007.

Klientët e Dr Sterckx ishin kryesisht çifte holandezë, të dëshpëruar për një djalë apo një vajzë, kishin qenë të referuar nga një klinikë gjinore drejtuar nga biznesmeni Bert van Delen, 55, në Holandë, ku praktika është gjithashtu ilegale.

Ai u gjobit se përdori në laborator teknikën e paligjshëm për të ndarë kromozomet meshkuj dhe femra.

Mësohets e doktori i kishte premtuar çifteve se shanset e gjetjes së gjinisë së foshnjës ishin rreth 80 për qind, duke përdorur një teknikë të paligjshëm laboratorike e njohur si albumina.

"Unë kurrë nuk e kuptova se pse isha duke bërë gjë të gabuar", tha Sterckx në një program televiziv holandez i cili zbuloi tregtinë e paligjshme.

KOMENTE