English

Llum kafeje për bukurinë dhe shëndetin. Përdorimi

Mendoni se sa llum kafeje hedhim në plehra çdo ditë dhe kjo është një turp i vërtetë, sepse ai është i pasura me antioksidantë dhe mund të ripërdoret në shumë mënyra. Llumi i kafes është një aleat i përkryer për kujdesin e bukurisë, por edhe për shtëpinë, kopshtin etj. Ju mund ta përdorni atë për të shmangur milingonat, për të pastruar shtëpinë, por të hequr erën e keqe, kundër celulitit dhe shumë më tepër.

Le të fillojmë nga se si të ripërdorimin llum kafeje për bukurinë.
Për një trajtim anticelulit miksoni llumin e kafes me sheqer ngjyrë kafe dhe me pak vaj kokosi. Pastaj masazhojini mirë trupin.
Shtoni një sasi të vogël të llumit të kafes tek kënaja që përdorni për të lyer flokët. Kjo do t’i japë atyre një shkëlqim të natyrshëm.
Për të pastruar trupin, përzieni pak vaj ulliri me llumin e kafes dhe masazhoni lëkurën.
Me llumin e kafes mund të realizoni një maskë të mirë për fytyrën tuaj. Ajo do ta mbajë të butë lëkurën.
Llumi i kafes multifunksional

Nuk ka vetëm funksione që lidhen me bukurinë fizike të njeriut, llumi i kafes është zgjidhja për shumë problem të tjera që çdo kush nga ne i has në përditshmërinë e vet. Ai përdoret për të larguar milingonat. Është një metodë efikase që funksionon. Mund të hiqni aromat e këqija të frigoriferit duke vendosur në një tas pluhur kafeje dhe ta lini aty për dy ditë. Një metoda e njëjtë mund të përdoret edhe për këpucët

Për të pasur një fytyrë sa më të bukur dhe rrezellitës, ne duhet të përdorim llumin e kafes.
Përbërësit:

2 lugë llum kafeje me 2 lugë pluhur kakao, 2 lugë qumësht apo kos dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni maskën në fytyrën e lagur dhe masazhojeni mirë. Lëreni të veprojë për 20 minuta.

KOMENTE