English

30-vjeçari shqiptar e hedh të shoqen nga kati i 9-të pasi e zbuloi tradhëtinë e tij

Një ngjarje tepër e rëndë dhe tepër e pamoralshme ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Protagonist i kësaj ngjarje është një shqiptar 30 vjeç i cili ka hedhur të shoqen nga kati i 9-të i banesës në të cilën jetonin.

Mediat italiane raportojnë se çifti shqiptar pati një debat me motive xhelozie para se të ndodhte ngjarja. Mësohet se Silvia H., dyshonte se i shoqi kishte një lidhje jashtëmartesore në Shqipëri dhe një javë më parë ajo pati udhëtuar në atdhe për t’u takuar me të dashurën e bashkëshortit.

Pas kthimit, çifti pati një debat dhe në fjalë e sipër, 30-vjeçari Zef Lleshi e kapi të shoqen prej krahësh dhe më pas e hodhi nga ballkoni.

Pas krimit, autori njoftoi policinë duke thënë se e shoqja e tij ishte hedhur vetë duke pretenduar vetëvrasjen. Por policia, pasi konstatoi shenjat e dhunës në trupin e viktimës, arrestoi Zef Lleshin si të dyshuar për krimin.

KOMENTE