English

Edi Rama pjesë e festimeve të Kroacisë me rastin e anëtarësimit në BE, i ftuar si kryeministër i ardhshëm

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka marrë pjesë ne ceremonitë festive të organizuara me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian.

Gjate pjesemarrjes ai ka zhvilluar takime me personalitete mes te cileve, Zv.Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit Philip Reeker, Zv.Kryeministrin e njëherësh ministër i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Laicak.

Ne nje deklarate per mediat, zyra e shtypit e PS-se ben me dije se i thirrur në cilësinë e kryeministrit të zgjedhur, kreu i PS, mori urimet për fitoren e zgjedhjeve parlamentare nga të gjithë të pranishmit.

“Po ashtu Edi Rama pati mundësinë të zhvillonte disa takime pune mjaft të rëndësishme me Zv.Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit Philip Reeker, me Komisionerin për Zgjerim Stefan Fule, me Kryeministrin sllovak Robert Fico dhe Zv.Kryeministrin e njëherësh ministër i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Laicak, me Zv.kryeministrin e njëkohësisht ministër për çështjet e BE të Danimarkës Nicolai Wammen, me ministrin e punëve të jashtme të Suedisë Carl Bildt, si dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi”- thuhet ne njoftim.


Sipas tij, Kreu i Partisë Socialiste, Rama ka pasur mundësinë të takohet dhe të bisedojë edhe me liderë të tjerë europianë, që morën pjesë në këto festime.

“Në të gjitha takimet e zhvilluara ka mbizotëruar fryma e bashkëpunimit reciprok dhe interesit të vazhdueshëm të këtyre vendeve për hapat që do të ndjekë Shqipëria në rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit europian”- perfundon deklarata.

KOMENTE