English

Nishani takon në Zagreb Philip Reeker

Nё ditёn e dytё tё qёndrimit nё Kroaci, Presidenti i Republikёs Bujar Nishani u takua me Zёvendёsndihmёsin e Sekretarit amerikan tё Shtetit, Ambasadorin Philip Reeker.

Ambasadori Reeker shprehu urimet pёr zgjedhjet e 23 qershorit, tё cilat i vlerёsoi si mё tё mirat tё zhvilluara nё Shqipёri.

Presidenti Nishani, pasi vlerёsoi procesin zgjedhor, nё tёrёsi, nё pёrputhje me standardet evropiane, shtoi se zgjedhjet dhe tranzicioni i pushtetit po dёshmojnё pjekurinё e popullit dhe klasёs politike shqiptare dhe tё demokracisё nё vend.

Presidenti Nishani dhe Ambasadori Reeker ndanë mendimin se ndarja e pushteteve dhe funksionimi normal i institucioneve tё pavarura janё jetёsore pёr njё demokraci tё shёndetshme dhe funksionale.

KOMENTE