Behar Rexha,
Ndiçim Rexha,
Elind Avdia
Egzon Beraj, të katër emrat e mësipërm përbënin një prej grupeve të cilët si synim kishin vjedhjen dhe terrorizimin e njerëzve. Ata kanë vjedhur sende të ndryshme dhe sasi të ndryshme parash. Por më në fund grupi ka rënë në duart e policisë dhe akuzohen se kanë kryer 14 vjedhje në bashkëpunim.
Vjedhjen e fundit e bënë në një bar-kafe tek rruga “Robert Shvarc” natën e 30 qershorit ku menjëherë pas kësaj, policia nisi operacionin për arrestimin tyre.