Ja receta e pijes energjike e cila njëkohësisht djeg edhe yndyrnat rreth stomakut. Përveç kësaj, me këtë pijë do të merrni edhe një numër të madh të vitaminave.
Përbërësit:
6 qese çaj të gjelbër
2,5 litër ujë
lëngu i 4 kokrrave të limonit
gjethe mente
akull
Përgatitja:
Vendosni ujin në një enë deri sa të vlojë. Pasi të vlojë hidhni qeset e çajit të gjelbër dhe lërini të qëndrojnë për 10 minuta. Ndërkohë shtrydhni limonat dhe lëngun e fituar shtojeni çajit të ftohur. Shtoni gjithashtu edhe gjethet e mentës dhe akullin. Kjo pije të konsumohet gjatë gjithë ditës.