Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Laç, ku një 45-vjeçar pas i ka vënë zjarrin shtëpisë ka marrë flakë edhe vetë duke u djegur në disa pjesë të trupit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.1 të Laçit, kur Ilir Çela 45 vjeç, anëtar i komunitetit rom, pasi ka debatuar me familjarët e tij në grindje e sipër ka marrë një shishe me benzinë dhe ka spërkatur banesën dhe me pas i ka vënë flakën, por pjesëtarët e tjerë të familjes janë larguar nga banesa, e cila ndodhet në katin e parë të godinës duke shpëtuar nga flakët e zjarrit raporton shekulli online.
Fqinjët kane lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyre menjëherë për të izoluar flakët, por një pjesë e banesës ka patur mjaft dëmtime ndërsa 45-vjeçari Ilir Çela është dërguar në spitalin e djegieve në Tiranë dhe nuk dihet gjendja e tij. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.