Aktori Pierce Brosnan ka folur për vajzën e tij, Charlotte, e cila ka vdekur nga kanceri në moshën 42.
"Më 28 qershor bija ime e dashur Charlotte Emily kaloi për në jetën e përjetshme, për shkak të sëmundjes së shkaktuar nga kanceri ovarian," tha Brosnan në një deklaratë. "Ajo ishte e rrethuar nga Alex burri i saj, fëmijët Izabela dhe Lucas dhe vëllezërit Christopher dhe Sean".
Charlotte Brosnan ishte vajza e aktorit, nga martesa me gruan e parë Cassandra Brosnan, e cila vdiq nga po e njëjta sëmundje në vitin 1991.
"Charlotte luftoi me kancerin e saj me humanitet guxim dhe dinjitet", shtoi aktori. "Zemrat tona janë të pikëlluara për humbjen e vajzës tonë të bukur e të dashur. Ne lutemi për të, dhe se kura për këtë sëmundje fatkeqe do të jetë në duart e mjekëve shumë shpejt. Ne falënderojmë të gjithëve për ngushëllimet e tyre të përzemërta."
Brosnan, 60 vjeç, luajti si James Bond 007 midis 1995 dhe 2002. Ai është duke luajtur aktualisht në një film triller spiunazhi rolin e tij në një thriller spiunazhi, "November Man".