English

Joe Biden: Tejkalimi i së kaluarës është një luftë e përditshme, por është çelësi i arritjes së Ballkanit në integrim

Joe Biden, numri i 2 i SHBA-së, zëvëndespresidenti amerikan, në një analizë të publikuar në gazetën britanike “Financial Times” vlerëson për Shqipërinë edhe arritjet që janë shënuar në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit por njëkohësisht Shqipëria ka punë të vështira për të bërë në rrugën e saj drejt Integrimit.

Analiza e numrit dy të Amerikës vjen një ditë pas zyrtarizimit të anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian dhe titullohet “Le të çojë Kroacia Ballkanin në BE”. Një mënyrë kjo për t’u thënë liderve të vendeve të tjera të rajonit se duhet të ndjekin shembullin e Zagrebit për të realizuar ëndrrën europiane.
“Tejkalimi i së kaluarës, është një luftë e përditshme- thekson Biden-por ky është çelësi i kësaj arritje për Zagrebin” dhe ky mesazh shkon për të gjithë Ballkanin, vendet e së cilit kanë vërtet nevojë të lënë pas të kaluarën.
Njëzet vjet më parë- thekson Biden në këtë analizë- “kroatët kanë jetuar në ankth, të mposhtur nga urrejtja rajonale dhe të rrënuar nga lufta, por të hënën, vendi i tyre është bërë anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian. Kroacia, jo vetëm që është zgjuar nga ankthi i saj historik, por ka realizuar edhe ëndrrën e së ardhmes euro-atlantike.”
1820
Hyrja e Kroacisë në BE – thotë zv. presidenti amerikan ngre stimuj për fqinjët, të cilët rrezikojnë të mbesin prapa.Së pari, shkruan Biden, fqinjët e Kroacisë duhet të bëjnë zgjedhje të vështira që do t’i hapin shtigjet e tyre drejt Evropës.
“Në muajt e fundit - shkruan Biden, kam takuar disa udhëheqës të Ballkanit Perëndimor. Jam i bindur se nëse bëjnë zgjedhje të drejta, secili fqinj i Kroacisë do të arrijë BE-në. Duke u ndalur në secilin prej vendeve të rajonit, Biden thekson:
“Mali i Zi dhe Shqipëria kanë punë të vështira për të bërë, por janë duke shënuar përparim drejt integrimit evropian me realizimin e reformave ekonomike dhe politike, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Serbia dhe Kosova kanë qenë të ngërthyera në një luftë të thellë dhe të hidhur – deri më tani. Përmes dialogut, bashkëpunimit dhe kompromiseve të dhimbshme, kryeministrat Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi kanë arritur marrëveshje historike për normalizimin e marrdhënieve.
Maqedonia duhet t’i qëndrojë kursit të reformave, të adresojë tensionet ndëretnike dhe, së bashku me Greqinë, të gjejë kurajë për zgjidhje të pranueshme të emrit të saj’”.
“Asnjë vend nuk mund të lërë plotësisht prapa historinë ose të harrojë tragjeditë e veta. Dhe, as që duhet të bëjë një gjë të tillë. Por, vendet duhet të veprojnë për mirëqenien e brezave të rinj. Kjo është ajo çfarë ka bërë Kroacia. Ëndrrat që dukeshin të pakapshme 20 vjet më parë, sot janë të mrekullueshme dhe të pakthyeshme” perfundon analizën zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden.

KOMENTE