English

Polici aksidenton kalimtarin në Tiranë. Vetëplagoset policia Hysenaj

Në rrugën "Fortuzi" fare pranë Ministrisë së Drejtësisë polici me automjetin e tij ka aksidentuar një kalimtar ku identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Menjëherë kalimtari i plagosur është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore ku gjendet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia nuk ka dhënë detaje ende për aksidentin.

Ndërkohë ditën e shtunë një punonjëse e Policisë së Tiranës me detyrë pranë Komisariatit Nr.1, është vetëplagosur me armën e saj të shërbimit, ndërsa ishte duke e pastruar në apartamentin e saj.

Sipas informacioneve të policisë, e plagosura është E. Hysenaj, 22 vjeçe me origjinë nga Laçi, banuese në Tiranë. Policia sqaron se vetëplagosja ka ndodhur nga pakujdesia e përdorimit të armës, gjatë kohës që e pastronte.

Ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, pasi kishte humbur shumë gjak, duke qenë se plumbi e kishte goditur në një zonë mjaft delikate në afërsi të stomakut. Burimet thanë se në lidhje me ngjarjen u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe materialet u referuan në Prokurori me akuzën “vetëplagosje nga pakujdesia”. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, ndërsa raportohet se gjendja shëndetësore e polices 22-vjeçare është stabilizuar.

KOMENTE