Pas postimit në media, mbi komentin e bërë në Facebook ku ai i bënte thirrje kryeminsitrit Berisha për të rrëzuar Edvin Ramën nga pushteti, ka reaguar menjëherë Zv, drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Erzeni në reagimin e tij, thotë se profili në Facebook është i tij, ndërsa komentet i ka bërë dikush tjetër në emër të tij.
“Faqja në Facebook është imja, ndërsa komenti jo. Shpesh e lë Facebook-un të hapur dhe dikush ka bërë ato komente”, thotë ai.