English

Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit: Ta rrëzojmë Edvin Ramën nga pushteti

“Pershendetje liderit historik te shqipetareve Doktorr Sali Berishes e duam ndihmen tende se jemi mesuar me ty qe te na prish deri sa te largojm pinjollet e komunistave me ne krye edvin ramen ta largojm kete enver te dyte ne qe dikur studenta te 91 shembem diktaturen enveriste do gjejme forc dhe optimizem do te ngrihemi te tere se bashku me rinin qe te mos e leme kete hitler te gjunjezoj shqiptaret”.

Ky është prenocimi i drejtpërdrejtë në rrjetin e tij social Facebook që ka bërë Zv.drejtori për Sigurinë Publikë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, Erzen Breçani.
Pra ai ka bërë thirrje për të rrëzuar Ramën nga pushteti.

Breçani ka qenë në qendër të akuzave të opozitës lidhur me shkeljet e bëra në krye të detyrës. Po në muajin prill ai u përfshi në një debat përpara kamerave me 5 deputetë socialistë gjatë një operacioni për lirimin e një banese në Tiranë, ku personeli i një kompanie private të sigurimit fizik, ka përdorur edhe armët e zjarrit.

KOMENTE