English

Erzen Breçani, pezullohet nga puna për një muaj( VIDEO)

Lidhur me komentet e bëra në faqen e tij Facebook, zyrtari i lartë i policisë së Shtetit Erzen Breçani, ai është pezulluar nga puna për një afat kohor prej një muaj.
Zv.drejtori për Sigurinë Publikë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, Erzen Breçani, në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për të rrëzuar Ramën nga pushteti, të cilin ai e cilëson nje Enver te dytë dhe Hitler.
Vetë zv.drejtori i Policisë së Tiranës në një reagim të tij për mediat ka mohuar të jetë ai autori i mesazhit në Facebook duke theksuar se mirëpret pezullimin e tij nga detyra deri në sqarimin e ngjarjes.

“Kam 20 vite në policinë e shtetit dhe kam kryer detyrën duke respektuar ligjin.Sulmet ndaj meje kanë qënë gjithmonë të qëllimshme nga eksponentë të Partisë Socialiste.Nuk do të largohem nga policia e shtetit dhe do jem në krye të detyrës duke respektuar ligjin dhe në shërbim të komunitetit” tha Breçani.
Ai ka theksuar se nuk ka asgjë personale me kryesocialistin Rama dhe se ai mbetet në shërbim të komunitetit dhe të çdo force politike.

“Kam komunikuar në telefon me liderin e PS-së. Nuk kam asgjë personale me të. Çdo lider dhe çdo kryetar partie e ka pasur numrin tim. Unë jam në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të çdo force politike” u shpreh Breçani.
Breçani sqaroi se statusi në profilin e tij në facebook po hetohet nga sektori i krimit kompjuterik dhe shumë shpejt do të mësohet e vërteta për të.
1823

KOMENTE