English

Lulzim Basha, kandidat favorit për kreun e PD-së (VIDEO)

Lulzim Basha, pasi ka dorëzuar aplikimin për garën e kryetarit të Partisë Demokratike, ka folur para mediave me tonet e një kryetari dhe mbi të gjitha jo nga podiumi i komunikimit të zyrës së marrëdhënieve me publikun, ku foli një ditë më parë rivali i tij Sokol Olldashi, por nga podiumi ku njofti dorëheqjen ish-kryetari Sali Berisha.

Fjala e plotë e z. Lulzim Basha jepet më poshtë:

Të dashur anëtarë dhe militantë të Partisë Demokratike,

Zonja dhe zoterinj, mbeshtetes, simpatizante dhe votues te Partise Demokratike,
Nje jave me pare nga kjo foltore Kryetari i Partise Demokratike, kryeministri Sali Berisha ju drejtua demokrateve dhe mbare qytetareve shqiptare me nje mesazh te cilin jam i bindur qe ju ashtu si une kemi uruar me gjithe shpirt te kish qenë tjetër.
Keto kane qene dite reflektimi te thelle per ne demokratet dhe gjithe mbeshtetesit tane anembane vendit. Kam pare dhe prekur hidherimin per humbjen ne syte dhe duart e qindra mbeshtetesve tane te palodhur. Kam degjuar dhe ndjere tronditje, zhgenjim dhe madje edhe zemerim per nje rezultat te cilin askush prej nesh nuk e perfytyronte vetem pak dite me pare.
Por kam ndjere po keshtu ne shtrengimin e cdo dore vendosmerine per tu ringritur,kamlexuar ne syte tuajforcenper tu perballur me sfidat qe na presin, dhe kam degjuar nga zemrat tuaja thirrjet per te nisur te gjithe se bashku, plot shprese, besim dhe energji, nje fillim te ri ne rrugen drejt rikthimit si mazhorance!
Sot familja e madhe e demokrateve duhet te jete me e bashkuar se kurre. Tani eshte momenti qe cdo anetar i saj, cdo demokrat dhe demokrate te jete i gatshem te jape kontributin e vet maksimal per kete Fillim te Ri.
Pas nje reflektimi te gjate, pas mijera mesazheve te anetareve dhe militanteve te Partise Demokratike dhe pas nje bisede me kryeministrin Berisha jam sot para jush per t’ju komunikuar nje nga vendimet me te veshtira dhe te kthjelleta te jetes time. Vendimin per te kandiduar per kryetar te Partise Demokratike.
Jam thellësisht i vetëdijshëm se sa përgjegjësi e madhe është të kandidosh për kreun e një partie që ka lindur nga lëvizja historike e dhjetorit 1990, të një partie që ka ndryshuar historinë e Shqipërisë së re, qëështë udhëhequr nga Sali Berisha, që ka patur në krye të saj që prej fillimit elitën e mendjes, shpirtit dhe kurajos për ta bërë Shqipërinë të lirë dhe demokratike, me gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj, me gjithë popullin shqiptar.
Askush nuk e zëvendëson dot Sali Berishen, ai eshte lideri yne historik,dhe burim i pashtershem force, energjie dhe krenarie per cdo demokrat. Ai eshte me shume se nje simbol, vete ndergjegja e Partise Demokratike. Por misioni i lirise dhe Shqiperise se zhvilluar europiane nuk duhet te ndaloje per asnje moment.
Detyra qe na pret nuk eshte e lehte, sfidat jane te medha. Por gjate gjithe rruges tone 23 vjecare ne kemi treguar se kemi qendruar dhe nuk jemi tjetersuar as ne ditet me te erreta, kemi shpresuar dhe besuar, dhe nuk jemi terhequr, kemi fituar dhe kemi arritur ti kthejme endrrat e shqiptareve ne projekte dhe projektet ne vepra.
Ndaj sot, i vetëdijshem per trashëgiminë tone te vyer, plot bindje në vlerat e te sotmes ju ftoj te ecim se bashku drejt projektit te se ardhmes tone, drejt fillimit te ri, projektit te ringritjes dhe fitores.
Ne projektin tonë të Fillimit të Ri Partia Demokratike duhet dhe do të mbështetet fort tek ju anëtarët dhe militantët e saj te përkushtuar në vite. Burra dhe gra gjigantë në kontribute dhe sakrifica, modestë dhe të heshtur në kërkesa dhe përfitime. Për mua, në pikënisje dhe themel të Fillimit tonë të ri duhet dhe do të jetë ndjeshmëria absolute për zërin tuaj dhe përgjegjshmëria e lartë për ta dëgjuar, respektuar dhe kthyer atë në moto të veprimit tonë politik.
1822
Partia Demokratike duhet dhe në pikëpamjen time do të ndërtojë nje sistem të qartë dhe transparent të meritës dhe kreditimit për kontributet e cdo anëtari. Kësaj duhet ti paraprije një analize e drejtë, e vërtetëdhe mepërgjegjësi, para dhe pas cdo procesi zgjedhor.
Kjo kërkon evidentimin e plotë tëgjithë potencialit tonë njerëzor, të të gjithë kontributit historik të anëtarësisë tonë në vite, dhe angazhimin pa asnjë hezitim, pa asnje pengesëte ketij potenciali i cili i vënë në punë me eficensë, përbën një forcë të pathyeshme njerëzore sic demonstrojne edhe fushatat tona fituese.
Dhe në përpjekjen time për ta drejtuar këtë fillim të ri unë do të mbeshtetem fort tek vizioni, kurajo dhe qëndresa e themeluesve, e Azem Hajdarit, dhe qëndrestarëve të tjerë. Do të mbështetem tek përvoja e cmuar e dhjetëra drejtuesve te Partisë Demokratike sot, dhe ndër vite. Do të mbeshtetem tek lidershipi historik i Sali Berishes qëështë një pasuri e pacmueshme për Partinë Demokratike dhe projektin tonë të Fillimit të Ri.
Partia Demokratike lindi si bartëse e aspiratave të cdo shqiptari për liri, demokraci dhe zhvillim. Lidhja e saj me qytetarët shqiptarë eshte nje lidhje ndërsjelltasi e pagëzuar nga besimiiqytetarëve dhe premtimet e mbajtuara të saj. Unë besoj fort dhe do të punoj që Partia Demokratike te vazhdojë tëjetëPartia e zërit te qytetarëve shqiptarë, përfaqësuesja më e denjë e interesave të tyre.
Në vizionin tim një vend të posacëm duhet të ketë zëri i atyre që u përballën dhe sakrifikuan në vite për të ruajtur të paprekur idealin e lirisë, demokracisë, dinjitetit njerëzor, besimit në Zot dhe paprekshmërinë e pronës.
Dhe në vecanti Partia Demokratike e lindur nga ëndrrat e të rinjve shqiptarë do të vazhdojë të jetë përcuese e ëndrrave dhe dëshirave të të rinjve. Së bashku me ta kemi fituar ngaherë. Sëbashku me ta do ti japim krahë fitores tonë të ardhshme.
Ne do të ndërtojmë instrumentat dhe forumet e njëkomunikimi dhe bashkëpunimi te hapur dhe të përhershëm me shoqërinë civile, botën akademike, sipërmarrësit shqiptarë të biznesit te vogël dhe te mesëm, dhe gjithë grupet e tjera te interesit. Në vizionin tim, kjoështë njëvlerë e shtuar dhe garanci për suksesin e projektit tonë të Fillimit të Ri.
Unë do të punoj fort që Partia Demokratike, grupi i saj parlamentar dhe gjithë potenciali i saj njerëzor të angazhohen nënjëopozitëtëfortë, gardiane e pakompromistë e interesit publik. Ne do te vigjilojmë me vendosmëri dhe pa asnjë lëshim për mbrojtjen e shtetit ligjor, institucioneve dhe administratës publike nga arbitrariteti dhe abuzimi me pushtetin.
Një tjetër shtyllë e rëndësishme e aksionit tonë politik janë dhe përfaqësuesit tanë të zgjedhur të pushtetit vendor. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi me ta duhet dhe do të jetë një konstante e punës tonë dhe një levë e fuqishme e projektit tonë të ri politik.
Une do të përkushtohem për një bashkëpunim të hapur dhe të fuqishëm me të gjithë aleatët tanë si dhe me cdo faktor që është gati të kontribojë sot në opozitë. E djathta e bashkuar është, besoj unë, një vlerë jo vetëm për Partinë Demokratike por per interesin publik sot, dhe per rikthimintonësi mazhorance nesër.
Trashëgimia politike e Partisë Demokratike eshte me e vyera qe ndonje force ka patur ne historine e Shqipërise. Pluralizmi, liria, demokracia, integrimi, shteti ligjor, investimet publike, infrastruktura, arsimi,rritja e mirëqënies dhe kujdesi për shtresat në nevojë janë disa nga fushëbetejat tona ku kemi arritur kaq shumë në këto 23 vite.Do të mbrojmë arritjet tona dhe do të luftojmë në parlament dhe me cdo mjet tjetër për avancimin dhe përfundimin në afat të të gjitha projekteve që ne nisëm.
Mirëqënie përmes punësimit, punësim përmes investimeve, investime përmes një klime pozitive dhe më të favorshme, kjo është trashëgimia jonë. Do luftojmë me cdo mjet të ligjshëm për të mbrojtur kuadrin ligjor që mundësoi kthimin e Shqipërisë në një vend konkurues dhe me klimë te favorshme biznesi. Do të kontribojmë që projekti i gazsjellësit TAP, ky sukses historik i kryeministrit Berisha i barabartë për nga impakti ekonomik dhe strategjik me një pavarësi të dytë të vendit, të nisë sa më parë nga zbatimi.
Partia Demokratike është partia e interesit kombetar dhe vokacionit perëndimor te shqiptareve. Është partia që anëtarësoi Shqipërinë nëKeshilline Europes. U deshën 11 vjet për hapin tjetër. Dhe ishte përsëri Partia Demokratike që mundësoi Marrwveshjen e Stabilizim Asociimit, reformat për ftesën dhe anëtarësimin e Shqipwrsiw nëNATO, dhe levizjen e lire dhe me dinjitet të shqiptarëve në Europë. Partia Demokratike bëri aplikimin per statusin kandidat në Bashkimin Europian dhe përkundër luftës së paprinciptëpolitike të ish-opozitës ja doli të meritonte rekomandimin e Komisionit Europian. Pa hezituar të japim kontributin e opozitës ne procesin e reformave per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, Partia Demokratike do të angazhohet për marrjen e këtij statusi dhe hapjen e negociatave sot. Dhe do të jetë Partia Demokratike nesër në drejtim të vendit që do ta finalizojë këtë proces që qëndron si një porosi dhe objektiv genetik i saj, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Unë do të vendos të gjithë arsenalin tim dhe të PartisëDemokratike në dobi të thellimit tëbashkëpunimit me simotrat tona Europiane dhe Euroatlantike. Zëri ynë duhet dhe do të dëgjohet kumbueshëm me fakte dhe argumenta në cdo kancelari të Bashkimit Europian, vendeve anëtare dhe në cdo zyrë të miqve dhe partnerëve tanë nëWashington. Dhe mbështetja e miqve tanë nuk do të mungojë, jam i bindur, si gjatë përpjekjes tonë opozitare ashtu dhe kur projekti ynë të kurorëzohet me rikthimin tonë si mazhorancë zyrtare.

KOMENTE