Statuja e Lirisë, e mbyllur vitin e kaluar në muajin tetor pas një stuhie të madhe, është rihapur për publikun sot kur amerikanët kudo festojnë Ditën e Pavarësisë.
Turmat njerëzish janë mbledhur në shesh për të parë dhe festuar dhe njëherë para këtij monumenti aq të rëndësishëm për Amerikën.
Aktivitete janë duke u mbajtur në Boston, Washington, Atlanta, Filadelfia dhe Nju Orleans për të shënuar festën amerikane.
Masat e sigurisë në parada dhe në hedhjen e fishekzjarreve do të jenë tepër të larta.
46-m (151 ft) Statuja e Lirisë u rihap të enjten në mëngjes në një ceremoni të prerjes së shiritit ku morrën pjesë kryetari i komunës të Nju Jorkut.