English

Shqiptarët në Egjipt të qëndrojnë të informuar pranë ambasadës sonë në Kajro. Telefono

Pas grushtit të shtetit të djeshëm në Egjipt dhe rrëzimit të Presidentit Morsi, situata e sigurisë është përkeqësuar ndjeshëm. Protestat e përqëndruara kryesisht në Kajro, janë përhapur dhe mund shtrihen edhe më tej në disa pika të vendit.

Në këto kushte, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, këshillon qytetarët shqiptarë që të shmangin përkohësisht udhëtimet në Egjipt. Ndërsa shqiptarëve që ndodhen në këtë vend për arsye të ndryshme, u bëhet thirrje që të evitojnë qendrat e manifestimeve dhe konflikteve.

Po ashtu Ministria e Punëve të Jashtme, ju sugjeron atyre qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë ose ndodhen në Egjipt, që të qëndrojnë gjithnjë të informuar për gjendjen e sigurisë, të komunikojnë në çdo kohë me shërbimin konsullor të Ambasadës së Shqipërisë në Kajro si dhe me Drejtorinë Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kontakti i Ambasadës tonë në Kajro:

Ambasada e Republikes se Shqiperise në Republiken e Egjiptit

27, El-Gezera Al-Wossta, Gound Floor, nr. 4 Zamalek, Cairo-Egypt

Tel.+202 736 1815, Fax. +202 735 6966

KOMENTE