English

Transplanti i kokës tashmë i arritshëm

Mjekët shkencëtarë deri më tani kanë arritur të bëjnë transplante të pjesëve të trupit por asnjëherë të kokës.

Por pas shumë eksperimenteve te majmunët shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se dhe nj[ë gjë e tillë është e arritshme.

Këtë informacion e jep Dr Sergio Canavero, i cili është ekspert i neurologjisë në Neurologjinë e Avancuar të Torinos, thotë se transplanti i plotë i kokës, duhet të kryet në temperaturat nga 12-15 gradë celsius.

Kirurgët kanë jo më shumë se një orë kohë për të prerë të dy kokat dhe më pas për të bërë transplantim përpara se sistemi nervor të vdesë.

Zverku mund të pritet me një bisturi mjaft delikate, i cili do të shmangte dëmtimin e saj dhe më pas do të lidhej me trupin tjetër përmes një teknologjie mjaft të avancuar.

Ndërkohë që koka i bashkohet trupit të ri, ky i fundit duhet të jetë në gjendjen e arrestit kardiak. Pasi të përfundojë transplanti, zemra vihet në punë sërish.

Dr Sergio Canavero thotë se operacioni mund të zgjasë 36 orë dhe përfshin 100 ndërhyrje kirurgjikale të ndryshme. Kostoja është mjaft e madhe, 8.5 milionë paund.

KOMENTE