English

Sadije Berisha, bashkëshortja e Shkëlzenit pranon "braktisjen" nga djali i kryeministrit

Sadije Berisha, bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, duket se e ka pranuar në njëfarë mënyre ndarjen nga bashkëshorti i saj, dhe lidhjen e tij me Armina Mevlanin.

Duke u nisur nga statusi i saj në Facebook, 45 vjeçarja ka gjetur një mënyrë aspak agresive për të shprehur zemërimin e saj ndaj kësaj "braktisje".

“Dhe jeta ka për të vazhduar ashtu siç Zoti e ka shkruar. Dikush më tha se kur bie shi, trumcakët kërkojnë strehë, por jo shqiponjat, ato s’kanë nevojë për një të tillë. Shqiponja ngrihet lart mbi re, në majat e maleve, atje ku nuk ka shi dhe ku dielli shndrin”, ka postuar Sadija në Facebook.

KOMENTE