Në një intervistë për “Zona e debatit” në Klan Kosova, Edi Rama sqaron arsyen e mbajtjes së tyre në zyrë dhe si u pagëzuan ato me emrat “Saliu” dhe "Fatosi”. Kreu socialist rrëfen për filmat që preferon të shikojë, librat dhe muzikën, ndërkohë që jashtë bisedës nuk mbeten as çështjet më të debatuara politike si marrëdhënie me Berishën, Nanon, Nishanin dhe formimi i qeverisë së re.
Po fillojmë me breshkat që kanë bujtur në zyrën tuaj në PS. Ç’do bëhet me breshkat?
Breshkat do të vijnë me mua në zyrën tjetër, patjetër. Historia e tyre është shumë e thjeshtë. Një miku im artist, kishte qenë në Senegal, shumë vite më përpara dhe më tregoi që njerëzit që kanë probleme me astmën, dhe unë kam pasur probleme me astmën, është mirë që të mbajnë breshka në vendin ku rrinë. Një natë, duke u kthyer nga Elbasani, pashë nën dritat e makinës, një breshkë që po kalonte rrugën. I thashë shoferit: "ndalo dhe merre" dhe e morëm breshkën. Pastaj morëm edhe një tjetër. Të dyja, sepse nuk mund të kishim Fatosin pa Saliun dhe kështu u pagëzuan dhe pastaj më shoqëruan në udhëtimin tim dhe janë këtu me mua.
Dy gjëra që janë interesante në këto zgjedhje: e ndërrove ngjyrën e kuqe për arsye se në fillim ke qenë pjesë e një revolucioni edhe politik, edhe kulturor, edhe ideologjik në vitet 1990 dhe tash ju pret një revolucion tjetër, ikja nga tranzicioni. Dhe ky është po aq i rëndë sa ai i dikurshmi...
Ngjyra e purpurt është në fakt ngjyra që bashkon të kuqen dhe blunë dhe ne sot kemi një koalicion që shkon nga e purpurta te e kuqja, por njëkohësisht që ka detyrë madhore që i bashkoi shqiptarët. A mund ta keni për projekte të mira një tender të hapur, sepse njerëzit vijnë por e kanë të pa-mundur të trokasin në dyert burokratike për faktin se i frikësohen projekteve të mira? Sigurisht edhe ata që kanë kontribuuar për fushatën dhe kanë aftësitë. Fitorja jonë nuk duhet të përjashtojë askënd tjetër që nuk ka qenë pjesë e fushatës. Shqipëria ka nevojë për një ekip. Ne kemi detyrën t’u japim mundësinë atyre që të bëhen pjesë e një ekipi.
Si do të përballeni me nacionalizmin, sepse e keni një program për Preshevën...
Sigurisht që nuk marr përsipër të bëj zbërthimin e plotë të nacionalizmit, sepse kjo është një çështje që kërkon një diskutim shumë të gjatë. Por, unë e kam shumë të thjeshtë, nëse për nacionalizëm marrim atë që në fakt për mua është nacionalizmi, unë e refuzoj nacionalizmin, unë zgjedh atdhedashurinë si një motivim të brendshëm për t’i shërbyer vendit, duke mos harruar asnjëherë që problemet e vendit nuk zgjidhen përmes luftës me të tjerët, në rast se vendi është i lirë dhe qeveriset nga një forcë legjitime, tjetër gjë nëse vendi është i pushtuar dhe lufta me pushtuesit është luftë edhe me të tjerë. Unë besoj se ne jetojmë në një kohë krejtësisht tjetër dhe sfida jonë është që të jetojmë me kohën e re një orë e më parë.
Atëherë po ndalem te një figurë, jeni marrë vazhdimisht me analizën e binomit Nano-Berisha, nga perspektiva si kryetar bashkie dhe si intelektual. A ju mungon zoti Nano si subjekt i analizave që keni bërë dhe nuk do t’i bëni? A do ju mungojë z. Nano në pjesën tuaj të politikës, se do ju mungojë dhe si subjekt i analizës? Çfarë do të bëni me personalitetin e tij, apo do t’ia lini historisë së PS-së?
Ai e shkruan vetë historinë e tij dhe sigurisht të tjerët pastaj shkruajnë historitë e tuaja. Është si historia e bukur e një filmi të bukur të “Akira Kurosava” ku katër vetë që marrin pjesë në të njëjtën ngjarje, tregojnë katër ngjarje të ndryshme. Megjithatë jam i bindur se tek e fundit pak gjëra mbeten për ‘tu sqaruar nga historia lidhur me figurën e Fatos Nanos, qoftë për mirë, qoftë për keq. Meqë prekëm moralin në politikë, nuk ju pyeta për moralin, diskursin në politikë që do të ndërtoni, por më kujtohet që ju keni thënë që ajo që i mungon politikës sonë është morali, është sistemi gjyqësor dhe rendi juridik.
Janë dy gjëra për të cilat europa dhe ju keni qenë të shqetësuar. A mund të ndërtoni një besueshmëri te kjo pikë, sepse aty varet rendi dhe ligji?
Aty varet raporti me Evropën, raporti me njeriun, me respektin dhe me shijen tek e fundit. Sigurisht, që ne nuk jemi të pagabueshëm dhe do të bëjmë gabime, por sfida është gjithmonë të bëjmë gabime të reja, jo të përsërisim gabime të vjetra. Unë sigurisht mund të them se çfarë do të bëjmë, por mendoj se më me rëndësi dhe më e besueshme është t'ua themi se çfarë nuk do të bëjmë dhe çfarë mund të bëjmë. Pavarësisht se për Presidentin e Republikës, unë kam pasur rezervat me ngjyra të forta në një moment, si kryeministër ju nuk do më shikoni ndonjëherë që të sulmoj presidentin e Republikës me atë retorikë dhe me atë brutalitet që është sulmuar. Por, edhe nëse do të kemi mospërputhje në këndvështrime, këto do t’i trajtojmë sipas standardeve europiane edhe në komunikim. Ne nuk kemi zgjedhur shumëkënd nga ata që janë në institucione të pavarura, por ne nuk do t’i sulmojmë institucionet e pavarura sepse kjo bën më shumë dëm se sa mirë Ju thatë që do të bëjmë gjithçka ndryshe nga të tjerët që ka-në bërë ose s’do bëjmë atë që të tjerët kanë bërë.
Por në mikrostrukturë si do të depërtohet, sepse kjo bëhet me njerëz të cilët emërohen drejtorë . Kjo është një menaxhim që nuk shkon lehtë dhe do kohë?
Ne duhet të gjejmë zgjidhje efikase duke pasur një qasje modeste dhe të ndërtuar mbi bazë të eksperiencave të suksesshme. Unë dua që ne të bëjmë një auditim të Shqipërisë. Pra, është një model i cili është ndjekur nga të tjerë përpara, rasti më i freskët, qeveria sllovake e kryeministit Fiço përpara se sa të merrte përsipër gjërat, kërkoi auditimin e Sllovakisë. Një auditim i Shqipërisë i pavarur, jo nga ne, është i domosdoshëm për të nxjerrë në pah të vërtetat mbi ekonom-inë, financat, mbi shumë çka tjetër dhe për të ndarë me njerëzit pamjet reale të vendit. Po ashtu, e kemi marrë përsipër dhe mund ta çojmë përpara projektin e dhimbshëm nga pikëpamje politike dhe elektorale, të pavarësimit të INSTAT-it duke e binjakëzuar me një institucion të një vendi të BE-së që e merr në menaxhim në bazë të një program që ka BE për një numër vitesh dhe e bën të pamundur ndërhyrjen e qeverisë për të rregulluar shifrat e papunësisë, korrupsionit etj. Po ashtu, duam që doganat e Shqipërisë t’i japim në menaxhim të një kompanie dhe të një agjencie ndërkombëtare.
A do ta rrisni numrin e ministrive?
Kjo është një çështje që do të duhet të diskutohet imtësisht me aleatin tonë strategjik. Por, ajo që unë mund t’ju siguroj, edhe nëse do të ketë, nuk e di, mund të ketë më pak ose më shumë. Pavarësisht numrit të ministrive, ju siguroj që do të ketë më pak shpenzime qeveritare.
Ja librat dhe muzika që preferoj
Nëse duhet gjykuar sipas asaj që do të ndodhë, ndoshta zoti Basha mund të jetë kryetar i PD-së. Të gjithë thonë që Aleanca për Shqipërinë Europiane do t’i ketë tre parti, për faktin se z. Meta ka lidhej shumë të forta me z Basha.
Unë mund të bëj vetëm një koment për atë që po ndodh në PD, duke shprehur kënaqësinë time që inercia e kopjim-it vazhdon, sepse pa e pasur në statut zgjedhjen e kryetarit me një anëtar një votë dhe pasi e kanë anatemuar sa kanë mundur zgjedhjen me një anëtar një votë të kryetarit në PS dhe vënien në statut të këtij parimi nga ana ime, tani po e aplikojnë. Është një gjë shumë e mirë që po e aplikojnë, pavarësisht nga cilësia e aplikimit, por rëndësi ka që po e aplikojnë.
Kur e keni realizuar pikturën tuaj të fundit?
Dje, sepse sot kam qenë gjithë kohën i angazhuar me takime.
Çfarë mendimi keni për artin kontemporan. Sa i përcillni trendet, sidomos që keni dy miq, që së paku njërin do e kthesh në Shqipëri.
Kush është ai ?
Andri Sala.
Jo, ai nuk kthehet në Shqipëri për të jetuar, por vjen në Shqipëri. Unë po përpiqem dhe jemi në proces të realizimit të tre grupeve. Një grup me njerëz të shquar në fushën e ekonomisë dhe të zhvillim-it social, një grup me njerëz të shquar në fushën e planifikimit urban dhe një grup me artistë. Po flasim për tre grupe njerëzish shumë të shquar të cilët do të jenë tre grupe që unë do t’i mbaj vazhdimisht në kontakt qoftë për të marrë këshillat e duhura, qoftë me këta të dytët dhe të tretët për të bërë punë dhe do t’i japim artit dhe kulturës një prerje tjetër.
Zakonisht politikanët gënjejnë kur thonë që lexojnë ose dëgjojnë muzikë. Unë se kam problem se e di që ju lexoni dhe lexoni. Por, njerëzit dëshirojnë të dinë shijen tuaj? Çfarë filmash shikoni, a jeni adhurues i ndonjë aktori?
Unë shoh filma në mënyrë shumë të rregullt. Nuk ka javë që të mos shoh film. Nuk them që s’ka natë, sepse ka edhe natë që nuk shoh, por përgjithësisht pas orës 12:30-1:00 bashkë me Lindën ne shikojmë filma. Për mua filmi është pjesë e jetës dhe qeshim me kolegët kur ju them, shihni filma. Fjala adhurim mbetet për ata që janë regjisorë të mëdhenj që i përkasin një kohe të mëparshme, ndërkohë që filmat e rinj, koha do të tregojë. Së fundmi, në fakt unë kam parë një telefilm që do jua këshilloj juve të Klan Kosovës, të merrnit të drejta e autorit “Borgen”, një telefilm danez që tregon për politikën, qeverinë. Tregon jetën në opozitë dhe në qeveri të një personazhi që është kryeministre e Danimarkës, është një telefilm mjaft interesant dhe mora vesh në Zagreb që është filmi kult i David Cameron dhe i gjithë ministrave të qeverisë, që janë pothuaj të detyruar që ta ndjekin filmin. Jepjani edhe ministrave tuaj të ardhshëm.
Po muzikën? Unë jam shumë i dhënë pas muzikës klasike, operistike dhe tek muzika e lehtë pas muzikës së vjetër. Me një përjashtim që ndjek me shumë kuriozitet këngëtarët e rinj të Kosovës. Mendoj se aty ka një potencial të paparë, por s’po them emra se nuk dua t’i ngelet hatri dikujt.
Ju keni një referencë prej autori. Cili autor ju bën përshtypje?
Unë kam kthyer sytë nga letërsia politike në përgjithësi. Edhe së fundmi kam lexuar një libër shumë të bukur të Xhonatan Powell, ish-shefi i stafit të Tony Blair-it. Një libër shumë i bukur, Makiaveli i ri quhet për të gjithë ata që u pëlqen politika. Ina Rama, kreu i PS-së: Kam respekt për të Zakonisht kur ikin nga detyra njerëzit që e kryejnë mirë detyrën, harrohen nga të gjithë dhe ky është zakon ballkanik.
A keni dëshirë që ta kemi diku Ina Ramën, për mua një prej personaliteteve që ka mbajtur peshën edhe të detyrës, edhe të situatave mjaft serioze gjatë gjithë kësaj periudhe?
Unë kam respekt për të, por nuk dua të spekuloj, sepse bëhet fjalë për një person konkret. Është një pyetje që ju duhet t’ia bëni asaj, nëse ajo ka dëshirë. Ne duam të përfshijmë të gjithë talentet dhe potencialet më të mira të këtij vendi brenda apo jashtë Shqipërisë për të kontribuar në këtë përpjekje të madhe për të rilindur këtë vend dhe për të ecur më shpejt drejt Bashkimit Europian. Tani edhe sloganet i kemi bashkuar.
A mendoni se mund të riktheni Edi Ramën e vitit 2001, kur keni qenë një nga personalitetet më popullorë?Nuk kam asnjë dyshim.Me çfarë po flasim për skenën politike, sa e përcillni dhe çfarë mendoni për partitë në Kosovë dhe për Vetëvendosjen?
Është e vërtetë që e kam vlerësuar Vetëvendosjen, siç është e vërtetë që nuk e kuptoj më Vetëvendosjen. Por, mbase është caku im i aftësive për të kuptuar, edhe pse shumë dashamirësisht do t'i sugjeroja miqve të Vetëvendosjes që ta rishohin shumëçka në aksionin e tyre politik.