Nje problem "teknik" i votimit ne PD - nga Afrim Krasniqi
Vendimi i PD per aplikimin e zgjedhjes me parimin 1 anetar - 1 vote rikthen ne vemendje nje nga problemet themelore te partive shqiptare, anetaresine reale te tyre. Administrata e PD e drejtuar nga Ministri i Brendshem ka deklaruar se eshte permbyllur evidentimi i anetaresise, dhe se se eshte caktuar tashme data e zgjedhjeve. Jane ngritur komisione, por nuk eshte raportuar ende mbi dy detaje me rendesi: cilat jane rregullat e kandidimit dhe konkurrimit, mbi cfare kriteri nje kandidat pranohet dhe nje refuzohet; se dyti, sa eshte numri i anetareve me te drejte votimi. Le te merremi me "detajin" e dyte, anetaresine. PD u krijua me 1990 por asnjehere ne 23 vitet e saj nuk u ftuan ne nje mbledhje apo votim 375 anetaret themelues.
Shumica jane gjalle dhe nuk bejne pjese ne organiken aktuale te "demokrateve te pushtetit" ku dominojne zyrtare militante lokale te PPSh qe erdhen ne Tirane dhe u shnderruan ne militantet me besnike te vijes zyrtare te PD sidomos kur ajo ishte ne pushtet. Pjesa idealiste e viteve te para eshte pakice dhe pa perfaqesim.Le te shohim shifrat e fundit zyrtare te Kuvendit te PD dhe stafit drejtues. PD me 2009 ka raportuar 76 mije anetare, 32mije me pak sesa me 1992 dhe 1996. Me 2011 eshte raportuar zyrtarisht se numri i anetareve eshte rritur me 15 mije, pra duke shkuar ne 91 mije. Gjate turit paraelektoral me rinine ne qytete te ndryshme te vendit gjate periudhes janar -maj 2013 jane njoftuar 21 mije anetaresime, madje vetem ne nje dite ne Krume ka pasur 600, ne Fier 950 anetaresime dhe ne Shkoder rekord elektoral me 6200 anetaresime, 90% te rinj! Te dhenat jane zyrtare, gjenden ne faqet zyrtare ne rrjetet sociale te figurave drejtuese te PD dhe kryeministrit, ndaj duhen marre siserioze. Mbi kete baze rezulton se anetaresia aktuale duhette jete mbi 100 mije, nje shifer rekord, e pakonceptueshme me aktualitetin politik ne Shqiperi.
PS ka 73mije anetare dhe fitoi rreth 750 mije vota, PD me 100 mije anetare fitoi 500 mije vota! Referuar tre shembujve me lart: Krume, Shkoder e Fier te dhenat tregojne se anetaresimet e reja masive nuk sollen vota shtese, perkundrazi, u shenua renie drastike e vota pro PD. Atehere ose anetaret kane votua kunder, ose pranimet kane qene fiktive! Ose te dyja.Nga na tjeter, sipas statutit PD do duhej ta lidhte anetaresine me pagesat e kuotave, gje qe nuk ka ndodhur. Pagesa ne kuota nuk ka kaluar asnjehere me shume se 7% e anetareve, kjo sidomos per nepunesit ne administrate dhe zyrtaret e larte te zgjedhur, te cilet paguanin per te treguar devotshmerine politike. Ne e dime se kryeministri aktual ka qene pagues i rregullt kuotash gjate 22 viteve ne PPSH, por ne PD ai ka paguar per here te fundit me 1998. Me pas partia eshte financuar nga donatore, jo nga anetaret. Kjo pranohet edhe ne raportimet periodike financiare ne KQZ. Ndaj cdo fiktivitet sot ne anetaresime minon integritetin dhe besimin si dhe shfaqet si shtojce e fiktivitetit ne piramiden e pushtetit dhe shtetit qe krijoi ky model qeverises dhe qe me 23 qershor u ndershkua me 1 milion vota kunder.Kur flasim per anetare ne pushtet kemi parasysh edhe nje fakt tjeter: ne fushaten per njesimin e pushtetit me partine shume punonjes civile, ushtarake apo police, diplomate,mesues, mjeke, etj, u nxiten te anetaresoheshin formalisht ne PD. Ata e moren teseren per te ruajtur vendin e punes, dhe sot natyrshem e ndjejne veten larg PD dhe jashte listave te anetaresise.
Me 22 korrik ata nuk do jene votues vullnetare, vetem nese shefat e tyre ekzekutive (ende ne qeveri edhe pse kane humbur zgjedhjet) i detyrojne te votojne ne shkembim te ruajtjes se vendit te punes. Cfare ndodh nese pjesemarrja ne votim eshte nen 50%, nese ka barazi rezultati, nese abstenuesit jane me te shumte se votuesit, nese psh, marrin pjese ne votim 4 mije anetare te Kukesit apo Lazaratit dhe 1 mije nga Tirana e Durresi?
Cili eshte interesi i nje partie, vota ne numer formal apo perfaqesimi cilesor ne qytetet metropole? A eshte e njejte pesha e qarqeve me 32 deputete me ato me 4-5 deputete?
Sepse formalisht numri i anetareve mund te jete i njejte dhe keshtu kryetarin ta caktojne rrethet militante te periferise. A kane ndonje peshe specifike deputetet, forumet drejtuese, mbeshtetesit qe kane qendruar anonime per publikun, organizatat partnere apo anetaresimet e minutes se fundit? Probleme te njejta fiktiviteti paraqet edhe pamundesia e emigranteve ne votimet partiake edhe pse shume prej tyre figurojne anetare partie, apo fakti se votimet ne PD po behen ne kulmin e pushimeve verore, kur me shume gje njerez ne plazh sesa ne Tirane. Kjo periudhe votimi ndalohet me ligj sipas Kodit Zgjedhor te miratuar nga parlamenti sipas propozimit te PD-se. Periudhe zgjedhore quhet vetem ajo midis 1 shtator -15 nentor dhe me pas midis 15 marsit dhe 30 qershorit. Korriku dhe gushti jane perjashtuar.Absurdi behet akoma me i madh kur ne emer te nje regjistri kombetar fiktiv anetaresh pretendohet te votohet per nje fillim te ri politik, apo behet selektimi se kush lejohet dhe kush jo per konkurim, votim, kritike apo pjesemarrje.
Dy kandidate formale u perjashtuan nga gara sepse nuk figuronin anetare ne nje regjister fiktiv anetaresh! Ky regjister ka edhe probleme te tjera. Per shembull, ne zgjedhjet e fundit PD pati deputete te majte qe perfshiu ne listat e saj pa u dhene teseren, sic pati anetare te PD qe konkurruan per parti te tjera, perfshire PS, pa u crregjistruar nga PD. Sipas statutit te PD jane anetare te perjetshem me te drejte vite presidentet, kryeministrat dhe kryetaret e parlamentit te kesaj partie ne vite, por tre emra: Meksi, Moisiu dhe Topi nuk jane dhe as nuk pritet te ftohen te jene. Edhe pika per kooptimin e deputeteve eshte problematike: cilet quhen deputete, ata qe ishin dhe zyrtarisht ende jane deri me 2 shtator, nje pjese e te cileve nuk jane rizgjedhur, apo deputetet e rinj qe nuk kane bere betimin, nje pjese e te cileve shkelin per here te pare ne PD?Ne kushtet kur kryesia e vogel eshte pa mandat, kur kryesia dhe Keshilli Kombetar jane jashtestatutore sepse nuk jane mbledhur sic percaktohet ne status, cdo organ vendimmarres mbetet fiktiv.
Kur ende nuk ka liste zyrtare anetaresh publike, ende nuk ka rregulla publike, nuk ka transparence dhe as informim dhe keshtu, nuk ka rrethana per besim minimal ne cileine e procesit.
Detaje te tilla e bejne listen fiktive, dhe nese merren ne kontekstin e pergjithshem: gare jo statutore, e nxitur, pa bere analizen e zgjedhjeve, e imponuar dhe kontrolluar nga qeveria qe ka humbur zgjedhjet, duke u sjelle si parti ne pushtet dhe jo ne opozite, e dirigjuar nga personi qe thote se eshte larguar dhe eshte pergjegjes per humbjen historike - e mbajne garen formale, e bejne votimin te kontestueshem dhe te parashikueshem dhe e kthejne parimi "1 anetar - 1 vote" ne loje me maska, pa rezultat e efektivitet cilesor per ringritjen morale e politike te partise qe krijuan studentet e dhjetorit dhe qe sot kontrollohet nga oligarket e firmave te ndertimit dhe te mbetjet e sistemit komunist. Kryeministri ne ikje premtoi ndihme e transparence ne proces, por diten e dyte ndaloi shprehjen pro e kunder, diten e trete eleminoi pretndentet shtese ne garen formale, diten e katert denigroi cilindo person qe jem mendime apo ben kritika e sugjerime per gjendjen ne PD, duke treguar hendekun e thelle midis prithmerise publike dhe ofertes formale dhe te pasinqerte te njeriut qe kerkon nje kryetar ta emeroje mekembes gjate muajve e viteve te ardhshme. se fundi, edhe premtimet se dy kandidatet do pranojne rezultatin duket i njejte me votimin Alia -Dokle me 1991 apo votimet "konkurruese" Berisha - Arbnori, Berisha - Butka apo Shehu - Xhaferaj..ndaj jane cinike, jo serioze dhe pa pike frymezimi dhe mesazhi pozitiv. Gara kerkon garues reale, kerkon aftesi, debat, konkurrence, vizion, pavaresi, integritet, rregulla loje te njejta dhe pjesemarrje te lire ...gje qe ne PD nuk ka ndodhur dhe, sic duket, nuk ka shans te ndodhe as ne ditet e ardhshme.