Policia turke ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit që po përpiqeshin për tu mbledhur në park duke tentuar të thyenin kordonin e policisë në Stamboll.
Mijëra vetë kanë konverguar në Gezi Park, pranë Sheshit Taksim të qytetit - i cili ka qenë një fokus i trazirave muajin e kaluar.
Protestat kundër planeve për të rizhvilluar parkun u rrit në mitingje mbarëkombëtare kundër kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan.
Më 15 qershor policia dëboi protestuesit që kishin zënë parkun. Më pas gjykata përmes një vendimi të fundit ka anulluar planin për rizhvillimin.
Gjykata administrative tha se plani i qeverisë për të zëvendësuar Gezi Park me një kopje të një kazermë ushtarake të kohës osmane nuk do ti shërbejë publikut.
Por akoma nuk është ende e qartë nëse qeveria do të apelojë kundër vendimit.
Aktivistët kanë bërë thirrje për një marshim të shtunën për të hyrë në park, i cili është mbyllur. Guvernatori i Stambollit kishte paralajmëruar se ata do të përballen me policinë.
Pesë persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur në valën e muajit të kaluar të protestave nëpër Turqi - trazira që vendi nuk i kishte parë në 10 vitet e sundimit nga Z. Erdogan.
Protestuesit e kanë akuzuar atë se është duke u bërë gjithnjë e më autoritar dhe duke u përpjekur për të imponuar vlerat konservatore islame në një shtet laik.