English

20 vjeçarja hidhet nga dritarja e komisariatit të policisë. 2 policët pezullohen për momentin

Vajza e cila ishte konsideruar nga babai i saj është hedhur nga kati i 3-të i komisariatit të policisë në Kukës.

Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 20-vjeçaren me iniciale A. C, studente e vitit të dytë, dega Infiermeri në Universitetin e Kukesit. Një ditë më parë ajo ishte zhdukur duke mos lënë asnjë gjurmë dhe ka qenë babai i saj, i cili i ka thënë policisë së vajzën e tij e kishin rrëmbyer.

Policia e ka marrë në pyetje vajzën edhe në praninë e një psikologeje, dhe në këto momente në kushte depresioni gjatë rrëfimit të saj se ishte larguar me një djalë, është hedhur nga dritarja.
Vajza e re është dërguar menjëherë në spitalin rajonal dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ndaj dy efektivëve të cilët e morën në pyetje është marrë masa e pezullimit, deri në sqarimin e incidentit.

KOMENTE