English

Berisha takon ambasadorin e Greqisë në Shqipëri

Kryeministri Berisha priti sot në një takim ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, zotin Leonidas Rokanas. Ambasadori Rokanas i shprehu Kryeministrit Berisha falënderimet dhe mirënjohjen më të përzemërt të tij edhe të vendit të tij për kontributin e Kryeministrit edhe të qeverisë shqiptare në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve edhe bashkëpunimit të frytshëm e të dobishëm midis të dy vendeve e qeverive, në dobi të interesit më të mirë të të dy popujve.

Gjithashtu, ambasadori Leonidas Rokanas e falënderoi Kryeministrin Berisha për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mbështetje të projektit të gazsjellësit TAP, i cili u vlerësua si një ndër projektet më të rëndësishëm e më strategjik për të dy vendet dhe mbarë rajonin, pasi tashmë gazsjellësi TAP vendos për herë të parë Shqipërinë, Greqinë dhe të gjithë rajonin në hartën botërore të energjisë, duke sjellë një impakt jashtëzakonisht pozitiv për ekonomitë e vendeve tona dhe mirëqenien e qytetarëve.

Kryeministri Berisha vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve, duke theksuar se është në interesin më të mirë të dy popujve që Shqipëria dhe Greqia të ndërtojnë marrëdhëniet më të shkëlqyera edhe bashkëpunimin më të gjerë e frytdhënës, në veçanti në fushën ekonomike dhe të investimeve të rëndësishme në tërësi.

KOMENTE