“Me Linden në iftarin e shtruar nga Komuniteti Musliman. I uroj lehtësi çdo besimtari e mbarësi gjithë komunitetit".
Përshkrimi poshtë fotos së publikuar nga kryeministri i ardhshëm z. Rama në rrjetin social Twitter, ku Komuniteti Mysliman shtroi iftar me rastin e nisjes së muajit te shenjtë të Ramazanit, duke ftuar personalitete të njohura të politikës dhe besimit fetar.
Në tryezë vihet re dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila nuk është shprehur për këtë rast. Sot paradite, kryeparlamentarja ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Ky është muaji i mirësisë dhe dashurisë për të tjerët, shkruan Topalli në Facebook.